Kryeministri Berisha takohet me te rinjte federaliste evropiane JEF

Kryeministri Berisha priti pasditen e djeshme ne nje takim te vecante te rinjte federaliste evropiane Jaune Europeenne Federalist te cilet ndodhen ne Shqiperi per te marre pjese ne Forumin Rinor te Ballkanit Perendimor te organizuar ne bashkepunim me federalistet e rinj evropian shqiptare.
Duke i falenderuar te rinjte federaliste qe zgjodhen Shqiperine per te zhvilluar kete takim te rendesishem Kryeministri Berisha beri nje ekspoze te reformave te qeverise shqiptare ne kuader te procesit te integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian.
Duke theksuar se ky proces duhet te jete nje proces i bazuar ne performance kryeministri Berisha u shpreh se i gjithe universi i reformave i kushtohet integrimit ne BE. Ne fjalen e tij kryeministri shprehu mirenjohjen per te gjithe ata qe mbeshtesin liberalizimin e vizave per Shqiperine duke e vleresuar lirine e levizjes si nje nga lirite me te cmuara te qenieve njerezore e qe influencon pozitivisht psikologjine e njerezve. Ne kemi punuar shume dhe e meritojme ate u shpreh kryeministri Berisha. Ai gjithashtu theksoi se hapi tjeter ku do te perqendrohet e gjithe vemendja e qeverise do te jete statusi i vendit kandidat dhe plotesimi i cdo detyrimi qe vjen nga ky status.
Kryeministri Berisha theksoi gjithashtu se nuk ka promotor me te mire per promovimin e procesit te integrimit sesa te rinjte duke shprehur gatishmerine e qeverise shqiptare per te punuar me shoqerine civile dhe organizatat rinore ne menyre qe ky proces te promovohet me se miri. Une uroj qe nga ky seminar hapi tjeter te jete nje kongres i JEF ne Shqiperi tha kryeministri.
Ne perfundim te takimit te rinjte federaliste evropiane i dorezuan kryeministrit Berisha rezoluten e miratuar nga ata ne forumin e te rinjve te Ballkanit me titull Levizja e lire nuk duhet te ndaloje ne kufijte e BE e cila i drejtohet Parlamentit Evropian dhe ministrave te jashtem te BE me qellim heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.
Ne fjalen e tij kryeministri Berisha u shpreh
Te dashur miq
Te rinj te JEF te vendeve te Evropes dhe Shqiperise
Me lejoni fillimisht tju falenderoj nga zemra per nderin qe me bete duke me ftuar per te folur perpara jush sot dhe mbi te gjitha qe zgjodhet Shqiperine per tu takuar me njeri-tjetrin ne nje takim vertete te rendesishem.
Do te doja tju shprehja admirimin tim sepse ju jeni promotor te idealeve me fisnike te te gjitha koherave. Per evropianet per ata qe do te donin te shohin te shkuaren e tyre te projektuar eshte shume e thjeshte te kuptojne qe ideali evropian eshte ideali me fisnik qe ata kane pasur ndonjehere. Eumlshte ideali i paqes i prosperitetit stabilitetit dhe solidaritetit. Padyshim eshte forca levizese e kombeve tona ne ndertimin e te ardhmes duke arritur horizont pas horizonti.
Ju sot ndodheni ne nje vend ndryshe nga disa prej vendeve tuaja per sa i perket shkalles se zhvillimit por ju jeni gjithashtu ne nje vend i cili ne 18 vjet ka shenuar ndryshimet me dramatike pozitive.
10 dite me pare iu drejtova Asamblese se Pergjithshme te OKB-se dhe i thashe se ndersa isha i ulur ne ate salle ne mendje me erdhi shtatori i vitit 1992 kur une perfaqesova Shqiperine ne cilesine e presidentit te vendit. 18 vite me pare ky vend ishte me i shkaterruar se cdo vend tjeter ne planet. Eumlshte pertej cdo imagjinate cfare mizorish vendoste mbi kete komb regjimi diktatorial. Nuk i tregova audiences por po ju them juve se ndersa i drejtohesha Asamblese se OKB- se isha i vetmi president ne ate salle me nje page prej 16 amerikane ne muaj per arsye se te ardhurat per fryme ate vit ishin 204 per shkak se 80 e popullsise ishte e papune pasi ekonomia ishte ne kolaps total duke qene se ne kishim dale nga nje regjim diktatoriali i cili e kishte lene vendin ne nje uri kronike masive. Hiper kolektivizimi ne Shqiperi ishte ose u be nje nga mjetet me shtypese te diktatures. Por kete vit iu drejtova OKB - se si perfaqesues i nje vendi krejtesisht tjeter. I thash audiences se ne nje liber kohet e fundit nje akademik kishte shkruar dhe provuar me fakte se ne planetin tone cdo 20 vjet ndodh e paimagjinueshmja.
Por Shqiperise ky ndryshim i pamase ky ndryshim i paimagjinueshem i ndodhi ne me pak se 20 vjet.
Shqiperia qendron sot ne kategorine e vendeve me te ardhura te mesme te larta renditet ne pozicionin e vendit te 57 ku mund te jetosh me mire. Shqiperia ka sot nje ndryshim shume te vogel nga shumica e vendeve te zhvilluara per sa i perket jetegjatesise. Shqiperia ka nje nga normat me te uleta te vdekshmerise maternale ne bote. Shqiperia eshte nje vend ku sot 70 e nxenesve qe mbarojne shkollat e mesme regjistrohet ne universitete ku 91 e atyre qe mbarojne arsimin 9-vjecar te detyruar hyjne ne shkollat e mesme. Shqiperia ka indeksin me te larte te penetrimit te teknologjise se informacionit ne shkolla pra ka internet ne cdo shkolle. Shqiperia eshte sot nje vend ku 80 e GDP vjen nga sektori privat. Ky vend ka nje ekonomi ne rritje madje dhe ne mes te krizes financiare boterore. Vitin e kaluar ne patem nje rritje ekonomike prej 3.5 perqind dhe kete vit rritja do te jete edhe me e larte. Kete vit eksportet jane rritur me 62 perqind dhe ne serishkete vit rritem pagat dhe pensionet dhe do te vazhdojme me programin tone.
Mendoj se ka njerez qe flasin per nje hop cilesor dhepadyshim vendi im ka shenuar ndryshime te pa imagjinuara por hopi i vertete cilesor ishte solidariteti i Shteteve te Bashkuara dhe kombeve te tjere miq drejt vendit tim gjate ketyre 18 viteve. Nga ana tjeter cfaredo qe kemi arritur e kemi arritur duke perdorur zgjeruar dhe konsoliduar lirite. Ne vitin 1991 kur vendi ishte vertete i shkaterruar sekretari i shtetit James Baker vizitoi Shqiperine. Gjysme milion njerez u mblodhen ne sheshin Skenderbej dhe ai i tha turmes Liria do te punoj per ju. Kjo eshte ajo cfare historia ka treguar per kombet e tjera dhe doli vertete profetike liria punoi per shqiptaret.
Pse po kembengule per lirite Sepse duke nisur nga mjerimi masiv nga varferia ekstreme eshte nje veshtiresi shume e madhe por iniciativa e lire punoi per kete vend ajo u shnderrua ne leven e Arkimedit per ndryshimin.
Ne vitin 1995 bizneset e vogla private punesuan ne nje vit njeqind e shtate mije njerez. Keshtu papunesia u ul. Une jam nje njeri i taksave te uleta dhe besoj ne taksat e uleta. Une gjithmone kam besuar ne taksat e uleta. Formimi im eshte kardiologjia por jam influencuar shume nga Ronald Reagan per dy arsye. Se pari ky president i madh i SHBA me bindje dhe nga i gjithe sistemi i tij i mendimit ishte anti - komunist. Ai e quajti Bashkimin Sovjetik perandoria e se keqes.Se dyti jam influencuar nga ai sepse ai nuk vinte nga ndonje profil politik ose ekonomik. Ai ne politike erdhi nga arti une ne politike erdha nga shkenca. Kjo eshte arsyeja pse besoja tek ai. Ai ka disa shkrime shume interesante rreth taksave te uleta dhe ai me bindi qe taksat e uleta jane politika me e mire. Reagan kishte nje teze e cila eshte e rendesishme te mbahet parasysh kryesisht nga ata qe jane ne fuqi. Ai thote se qeveria eshte nje problem. Dhe kjo eshte arsyeja pse kryeministrat duhet te kene parasysh shmangien e ketij problemipasi me taksa te lartaqeverite jane nje problem i vertete.
Por cfare tjeter me shtyu drejt taksave te uleta Nese do te shohim sistemin qe lame pas se cfare ishte nga pikepamja ekonomike do te shohim se ishte nje deshtim i plote. Pse ishte nje deshtimi plote Ishte nje deshtim i plote jo sepse kishte kapital publik kapitali publik ekziston ne vendet e lira sektori publik ekziston dhe lulezon ne disa raste por ishte nje deshtim per shkak te mungeses se plote te kapaciteteve menaxheriale. Socializmi ne ish vendet komuniste vecanerisht ne Shqiperi shkaterroi cdo kapacitet menaxherial tek njerezit. Kjo eshte arsyeja pse besimi per sektorin privat ishte e vetmja alternative per ne. Te besosh sektorin privat do te thote te lejosh me shume para ne llogarite e tyre duke pranuar se paraja ne llogarite e tyre ka me shume vlere se ne ato publike. Kjo eshte arsyeja pse ishte e drejte te besohej ne taksat e uleta dhee vendosa Shqiperine ne vendin me barren me te ulet fiskale ne Evrope.
Pasi u ktheva ne pushtet ne 2005 iu ktheva politikes sime te taksave te uleta. Ne fakt duke pergjysmuar taksat qe do te thote pergjysmimin e takses se korporates nga 25 ne 10 perqind taksave te te ardhurave personale nga 23 ne 10 perqinddhe kontributet e sigurimeve shoqerore nga 32 ne 15 perqind te ardhurat ne kater vite u mbi dyfishuan nga taksat dhe tarifat.
Investimet e huaja direkte u rriten shume. Ne dy vitet e fundit ne kemi nenshkruar me shume se 6 bilion euro kontrata koncesione dhe investime me te tjera. Kompani nga vendet tuaja nga Norvegjia ne Izrael punojne ne Shqiperi. Kjo eshte arsyeja pse ekonomia jone vazhdon te rritet. Nje tjeter arsye pse ekonomia jone vazhdon te rritet jane eshte se ne jemi investitore te medhenj. Ne investojme ne rrjetin rrugor 10 perqindte GDP. Kjo eshte arsyeja pse Drejtoria e pergjithshme e ekonomise dhe finances se BE ne analizen e ekonomise se rajonit thote se rritja e Shqiperise eshte e bazuar ne investime dhe jo ne konsum.
Kjo eshte e vertete. Ne jemi investitore ne ekonomine tone. Ne kemi pasur nje rrjet rrugor rudimentar por rruget jane te nje rendesie jetesore per zhvillimin. Ne kater vjet ne kemi asfaltuar me shume se 6000 kilometra rruge ne do te asfaltojme ne keta kater vjet 7000 km te tjere dhe Shqiperia do te jete e gjitha e asfaltuar. Kjo eshte ajo ku ne qendrojme. Ne qendrojme tek keto projekte te infrastruktures duke u bazuar tek koncepti se ajo cfare njerezit kane me te rendesishme eshte koha qe nga cdo cep i vendit ata do te mund te arrijne kryeqytetin ne gjysmen e kohes qe iu eshte dashur me pare. Sot isha ne nje zone te larget jo dhe aq te larget problemi ishte rruga. Takova fermere dhe ndjeva gezimin e tyre per rrugen e re qe po asfaltohet atje. Imagjinoni keta fermere dilnin nga shtepite e tyre qe ne mengjes heretper ti sjelle produktet ne Tirane. Tani ata do te kene rrugen e re do ti bashkohen tregut ne menyren me te lehte. 5 vite me pare shkova ne nje rajon tjeter ne veri te Durresit dhe gjeta atje nje rruge e tmerrshme dhe fermere te deshperuar qe nuk kishin akses ne tregje. Ne ndertuam nje rruge te re dhe kete vit kryetari i komunes me tha se cdo dite 46.000 makina shkonin ne plazhet e komunes nje bregdet i mrekullueshem dhe asnje produkt nuk ngeli pa u shitur. Kjo eshte arsyeja pse ne po rinovojme rrjetin rrugor.
Ne po punojme shume edhe per infrastrukturen dixhitale. Vendi im duhet te arrije moshen dixhitale. Ne vitin 2005 ne kishim nje nivel te penetrimit te ICT shume te ulet 4.8 perqind nje nga me te uletit ne bote. Tani jemi ne nivelin 32 perqind dhe kemi tre vite per te arritur mesataren evropiane. Ne e shtrime internetin ne cdo shkolle ne cdo zyre postare. Tani po punojme per internetin me lidhje te shpejte ne nivel kombetar. Kemi rritur shume perdorimin e internetit ne telefonine celulare. Por gjithashtu kam nje zotim per rinine shqiptare per tre vjet cdo nxenes do kete nje kompjuter. Po kujdesem per dy projekte te medha njeri eshte me Institutin e Teknologjise se Massachusetts kompjuteret 100 dhe nje projekt tjeter eshte ai i adaptuar nga portugezet me Intel. Shpresojme qe projekte te reja do te vijne dhe cdo nxenes ne kete vend do te kete nje kompjuter. Dhe arsyeja pse ne e bejme kete eshte per te arritur kohen e humbur dhe une besoj se duke lundruar ne universin e internetit do te jete nje ndihme e madhe per ta. Do ti ndihmoje te ndryshojne jetet e tyre.
Padyshim dy ishin dy projektet me madhore te kombit tim integrimi ne NATO ku ne u beme pjese dhe tani integrimi ne Bashkimin Evropian. I gjithe universi i reformave i kushtohet integrimit ne BE. Une ju jam shume mirenjohes juve dhe te gjithe atyre qe mbeshtesin liberalizimin e vizave per vendin i cili prek nje nga lirite me te cmuara te qenieve njerezore. Imagjinoni nga nje liri e levizjes shqiptare ne nje liri evropiane te levizjes. Sa shume zgjeron sa shume influencon pozitivisht psikologjine e njerezve. Ne kemi punuar shume dhe e meritojme ate. Ne i morem nje per nje te 120 kerkesat dhe une u kam thene te gjithe kolegeve te mi qe ne kemi nevoje per nje vleresim te drejte asgje tjeter. Ne duhet te performojme. Dhe cdo proces per shqiptaret duhet te jete i bazuar ne performance. Kjo eshte per interesin e tyre jetesor. Vendi ka nevoje te ndryshohet vendi ka nevoje te transformohet.
Sot ne kete kuader ne kemi arritur te instalojme sistemin me te mire te teknologjise te larte ne kontrollin e kufijve i kemi pajisur qytetaret tane me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike te standardeve me te larta. Kemi ngritur nje bashkepunim te ngushte dhe efektiv me partneret tane dhe vendet mike ne luften kunder terrorizmit krimit te organizuar dhe korrupsionit. Keshtu vendi sot ka indekset e kriminalitetit me te uleta se mesatarja e Bashkimit Evropian. Keshtu vendi sot eshte nje vend i sigurt. Dhe une uroj qe vitin tjeter duke perfituar nga kjo vizite e shkurtet te vini per pushime ne vendin tim. Ju do te jeni mese te mirepritur ju dhe miqte tuaj.
Ju faleminderit shume.
Me pas kryeministri Berisha iu pergjigj pyetjeve te shtruara nga te rinjte federaliste evropiane.
Pyetje Cili eshte mesazhi juaj zoti kryeminister per te rinjte ketu ne Shqiperi per tu perfshire ne procesin e liberalizimit me shoqerine civile dhe ministrite e linjes
Pergjigje e kryeministrit Berisha Une besoj se nuk ka promotor me te mire per promovimin e ketij procesi sesa te rinjte dhe sic e keni pare po perpiqemi te promovojme procesin e liberalizimit te vizave dhe obligimet qe do te kene qytetaret shqiptare me liberalizimin e vizave pa dyshim ne do te perpiqemi te bejme me te miren te punojme me shoqerine civile dhe organizata rinore ne menyre qe ta promovojme me mire kete proces.
Pyetje Per sa kemi vene re ju keni qene shume i hapur per integrimin dhe perfshirjen e te rinjve ne qeverisje. Sa ka kontribuar kjo ne liberalizimin e vizave dhe ne procesin e integrimit te BE
Pergjigje e kryeministrit Berisha Sic ju thash ky eshte nje proces i bazuar ne performance por gjithashtu mbeshtetja nga organizata te ndryshme Parlamenti Evropian ishte shume i dobishem per procesin. Prandaj duke plotesuar detyrimet tona dhe me mbeshtetjen e miqve shpresojme se se shpejti do te kemi liberalizimin e vizave.
Pyetje Cili eshte hapi tjeter ne procesin e integrimit evropian qe ju shihni per Shqiperine gjate mandatit tuaj
Pergjigje e kryeministrit BerishaProgrami i kesaj qeverie i eshte perkushtuar teresisht procesit te integrimit. Prandaj hapi tjeter do te jete statusi i vendit kandidat dhe plotesimi i cdo detyrimi qe vjen nga ky status. Procesin e marr si nje proces qe duhet te bazuar ne performance. Nuk ka me nje klime shume te ngrohte per zgjerimin por per sa i perket Ballkanit perendimor eshte quajtur si nje proces i pakthyeshem dhe nuk ka me hezitime per vendet tona te jene ne gjendjen ku duhet te performojne.
03/10/2010