Kryeministri Berisha merr pjese ne perurimin e rikonstruksionit te godines se Neurokirurgjise
Kryeministri Berisha mori pjese sot ne inaugurimin e perfundimit te punimeve per rikonstruksionin e godines se sherbimit te Neurokirurgjise. Kjo godine fale investimit te buxhetit te shtetit me vlere 3.5 milion dollare eshte rikonstruktuar sipas normave spitalore te Bashkimit Evropian.
Ky sherbim mbetet qendra e references e cila mbulon jo vetem Shqiperine por dhe shqiptaret e Kosoves Maqedonise Malit te Zi si dhe emigrantet qe jetojne jashte vendit. Sallat e operacionit te neurokirurgjise jane te pajisura me aparatura sipas normes 2000-91 me fluks laminar qe ul ne menyre te ndjeshme infeksionet spitalore dhe ploteson normat bashkekohore evropiane.
Te pranishem gjate ketij inaugurimi ishte Ministri i Shendetesise Petrit Vasili shefi i sherbimit te neurokirurgjise Dr.Mentor Petrela Prof. Emanuel Houdart neurointervencionist Shef i Sherbimit Lariboisier Prof. G.P Cantore shef i Neurokirurgjise ne La Sapienza Rome dhe Prof. G. Broggi Drejtor i Instituto Neurologico Carlo Besta te Milanos si dhe perfaqesues te trupit diplomatik stafi mjekesor etj.
Kryeministri shprehu kenaqesine qe ne diten e perjetesise se kombit shqiptar Diten e Pavaresise ndahet edhe gezimi i inaugurimit te kesaj qendre moderne te neurokirurgjise se integruar.
Kryeministri Berisha ne fjalen e tij pergezoi punen e profesor Petreles dhe te te gjithe ekipit mjekesor per perpjekjet e gjithanshme dhe arritjet e medha ne njeren nga fushat me te rendesishme por dhe me delikate e me te veshtira te mjekesise shqiptare dhe asaj boterore.
Kryeministri theksoi se qeveria po vendos mbi sistemin shendetesor nje mekanizem te ri financiar se bashku ne nje reforme te thelle per te bere te mundur qe shqiptaret te gezojne sherbime cilesore nga me modernet qe meritojne.
Ne fjalen e mbajtur kryeministri Berisha me gjeresisht u shpreh
Zoti Minister
Shkelqesi Ambasador
Zoti Petrela
Te nderuar miq e te ftuar
Te dashur mjeke infermiere profesore miq te mi
Jam shume i gezuar qe ne kete dite te lindjes se kombit ne ndajme se bashku gezimin e inaugurimit te nje qendre moderne te neurokirurgjise se integruar qender e cila ju ofron shqiptareve sherbimet me te mira sherbimet qe ata meritojne.
Ne kete rast une dua te pergezoj profesor Mentor Petrelen per te gjithe perpjekjen e tij te madhe dhe te gjithanshme per arritjet e tij te medha se bashku me ekipin e tij te shkelqyer ne njeren nga fushat me te rendesishme por dhe me delikate me te veshtira te mjekesise shqiptare dhe asaj boterore.
Une shfrytezoj rastin te pershendes ju te dashur miq te mi te pershendes infermieret mjeket ne mbare Shqiperine te shpreh mirenjohjen time te thelle per punen perkushtimin e madh qe deshmojne ne kete fushe qe eshte me njerezorja me e rendesishmja per njeriun se cdo fushe tjeter.
Keto vite me punen dhe perkushtimin tuaj ju ia keni dale te transformoni sherbimet klinikat tuaja ne sherbime dhe klinika moderne. Se bashku po vendosim mbi nje mekanizem te ri financiar sistemin shendetesor se bashku ne nje reforme te thelle ne do te bejme qe shqiptaret te gezojne sherbime cilesore me moderne qe meritojne.
Ne do te bejme qe ne nje gare te hapur te sektorit publik me sektorin privat qe qytetaret shqiptare te jene ne gjendje te blejne sherbimet e tyre me te mira per shendetin e tyre te femijeve dhe familjeve te tyre.
Jam sot ketu per tu garantuar se qeveria eshte e vendosur tu mbeshtese ju. Sot inaugurohet nje investim prej 3.5 milion dollare por qe eshte i lidhur me nje investim tjeter ne vazhdim prej 7 milion eurosh i cili do ti jape ketij sherbimi aparaturat me moderne te kohes.
Ne ju garantojme ju se do ju mbeshtesim per te gjitha teknologjite me te avancuara me moderne ne menyre qe ju tu ofroni te semureve tuaj sherbimet me cilesor. Shpreh kenaqesine qe sot ne kete dite jane te pranishem emra te shquar te neurologjise Evropiane profesor Hudar nje nga miqte me te kahershem me te cmuar te Shqiperise dhe shqiptareve te neurokirurgjise dhe neurologjise se ketij vendi. Askush nga ne nuk harron leksionet e te ndierit Bajram Preza ne te cilat profesor Hudar do te ishte gjithnje njeri nga me te cituarit dhe me vone profesor Petrela pati shansin te kualifikohet ne kliniken e tij dhe profesor Hudar dhe profesoret e tjere ketu kane dhene nje kontribut te madh ne rritjen e sherbimit te neurologjise shqiptare.
Dhe njehere ju uroj kete dite te madhe diten e perjetesise se kombit shqiptar.
28/11/2010