Kryeministri Berisha merr pjese ne inaugurimin e Qendres se pare Teknologjike te Operatorit te Katert te Telefonise Celulare PLUS

Kryeministri Berisha mori pjese sot ne ceremonine e inaugurimit te Qendres se pare Teknologjike te Operatorit te Katert te Telefonise Celulare PLUS.
Kjo qender perben nje investim te rendesishem pasi ne te eshte instaluar teknologjia me bashkekohore e telekomunikacionit e cila operohet nga nje staf teresisht shqiptar.
PLUS operatori celular me i ri ne vend eshte nje nder investimet me te rendesishme te komunitetit te biznesit duke perfaqesuar disa prej bizneseve me te suksesshmet shqiptare si Post Telekomunikacionii Kosoves PTK Aci Enginering Union Group sh.p.k Albanian Drink Distribution etj.
Se bashku me kryeministrin Berisha merrnin pjese ne kete event Ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit Z. Genc Pollo Ministri i Financave zoti Ridvan Bode Kryetari i Bordit Drejtues te aksionereve te PLUS zoti Petraq Shomo si dhe investitore nga Prishtina Tirana dhe te ftuar te tjere.
Ne pershendetjen e rastit kryeministri Berisha u shpreh se inaugurimi i kesaj kompanie te perbashket midis investitoreve shqiptare te Tiranes dhe Prishtines shenon nje ngjarje shume te rendesishme nje dallendyshe te integrimeve te pandalshme ndershqiptare rajonale dhe evropiane.
Kryeministri theksoi gjithashtu se ky inaugurim perben nje arritje tjeter te madhe ne njerin prej tregjeve qe eshte shnderruar sot ne nje nevoje jetike njelloj si buka e perditshme per njeriun modern per njeriun e qyteteruar.
Duke vleresuar ekipin e perbashket te investitoreve Kryeministri shprehu besimin se ky operator do te shnderrohet ne me te mirin e te gjithe rrjeteve dhe te gjithe operatoreve ne hapesirat shqiptare.
Ne fjalen e tij kryeministri Berisha u shpreh
Per Shqiperine per kompanine kjo eshte nje date e shenuar. Inaugurimi sot i kesaj kompanie te perbashket midis investitoreve shqiptare te Tiranes dhe Prishtines shenon nje ngjarje shume te rendesishme nje dallendyshe te integrimeve te pandalshme ndershqiptare rajonale dhe evropiane.
Po inaugurimi i sotem perben nje arritje tjeter te madhe ne njerin prej tregjeve qe eshte shnderruar sot ne nje nevoje jetike njelloj si buka e perditshme per njeriun modern per njeriun e qyteteruar.
Tregu i komunikimit dhe komunikimi i njeriut perben leven e tij te Arkimedit per te kapur shpejtesite e kohes per te kapur kohen e humbur. Ndaj dhe qeveria ime percaktoi qe vitin e pare te mandatit te saj te pare te operoje me te gjithe potencialet ne kohen e shqiptareve e bindur se kjo eshte me e cmuar se cdo vlere tjeter. Iniciativa ishte e guximshme e veshtire dhe jo ne pak raste e paimagjinueshme.
Ne deklaruam 5 vite me pare se do te shkurtojme distancen nga cdo qoshe e ketij vendi me kryeqytetin se paku 50 . Me ekstreme te ketij vendi sot kjo distance eshte shkurtuar me 70 dhe vazhdon ne te gjitha drejtimet.
Ne deklaruam 4 vjet me pare se do te sjellim Shqiperine ne moshen e internetit si mosha me e shpejte si mosha e te gjitha moshave. Por ne kohen e kesaj deklarate interneti ne Shqiperi penetrimi i tij ishte nder me te ultit jo ne Evrope por ne planet ishte gjithsej 48 . Sot ne ne kete treg vendosemi per penetrimin e internetit me nje distance shume shume te vogel qe mund te mbyllet brenda ketij viti me penetrimin e internetit ne mesataren e Evropes.
Sot ne qendrojme 14 me lart ne penetrimin e telefonise mobile krahasuar me mesataren evropiane. Vendi ka 4.4 milion perdorues. Ka nje rritje marramendese ka nje rritje te papermbajtur. Une dua tu rrefej ju dicka personale. Qe nga vitet e rinise sime deri me sot per koincidence apo kam mbetur shume i lidhur me kompjuterin apo me vone internetin ne zyren time natyrisht qe kam nje kompjuter ne shtepine time natyrisht qe kam nje tjeter. Me vete kam nje i-pod por internetin me shume se ne secilin prej tyre lexoj ne kompjuterin qe mbaj ne xhepin e sahatit Blackberry-in tim ndaj dhe eshte kaq e mirepritur PLUS sot si nje aktor ne ne fushe qe po behet nevoje jetike e njeriut te qyteteruar. Shkalla e perdorimit te celularit ne Shqiperi eshte mbidyfishuar dhe rritet me shpejtesi por magjia e tregut eshte nje univers i tere i pafundme.
Ndaj dhe une kam shume besim tek ky ekip i shkelqyer se do te do ta shnderrojne me te riun ne me te mirin e te gjithe rrjeteve e te gjithe operatoreve ne hapesirat shqiptare. Le tu urojme ne ketyre sukses te plote. PLUS eshte gjithmone sukses.
Urime
27/11/2010