E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret Sekretarin e Pergjithshem te Organizates Boterore te Turizmit Taleb Rifai.

26 nentor 2010

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Sekretarin e Pergjithshem te Organizates Boterore te Kombeve te Bashkuara per Turizmin Taleb Rifai dhe delegacionin qe e shoqeron ne kuader te vizites zyrtare ne vendin tone.

Pasi i uroi mireseardhjen dhe shprehu kenaqesine e vecante per kete takim Presidenti Topi beri nje panorame te shkurter te disa prej zhvillimeve ne vend si dhe te nismave te ndermarra nga shteti shqiptar kryesisht ne drejtim te zhvillimit te qendrueshem ekonomik si dhe zbatimit te projekteve konkrete infrastrukturore dhe ne fushen e turizmit. Kreu i shtetit duke vleresuar viziten e zotit Rifai si teper domethenese ne nje moment shume te rendesishem per Shqiperine dhe shqiptaret pasi perkon me marrjen e vendimit per liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Evropian theksoi se ky proces do te sjelle gradualisht rritjen e interesit per promovimin e turizmit te bukurive te rralla natyrore dhe te vlerave te vecanta historike e kulturore shqiptare ne mbare boten.

Duke nenvizuar rendesine qe ka sot per Shqiperine Organizata Boterore e Turizmit per mbeshtetjen qe ajo mund te ofroje ne drejtim te zhvillimit te turizmit si nje nga sektoret prioritare te vendit tone Presidenti Topi garantoi perkrahjen e plote te shtetit shqiptar ne realizimin e projekteve rritjen e investimeve dhe thithjen e turisteve e te investitoreve. Kryetari i shtetit nenvizoi gjithashtu se mbetet me rendesi bashkepunimi ne fushen e turizmit midis vendeve te rajonit i cili duhet te te jete me intensiv pasi ne kete menyre forcohet bashkepunimi i ndersjelle edhe ne shume fusha te tjera jetike. Ne kete pike Presidenti Topi theksoi rendesine e realizimit te nje projekti te perbashket mes Shqiperise dhe Malit te Zi per zhvillimin dhe mbrojtjen e ekosistemit te Liqenit te Shkodres dhe Lumit Buna.

Duke patur parasysh potencialet e medha te Shqiperise me natyren bregdetin dhe zonat malore ende te paeksploruara Presidenti Topi theksoi nevojen e bashkepunimit dhe te nje planifikimi te qarte e te detajuar te zhvillimit turistik dhe ne vecanti te agro-turizmit te turizmit kulturor dhe historik ne harmoni me ndertimin e infrastruktures se nevojshme ne kuader te nje zhvillimi te perbashket per mbare rajonin e Ballkanit Perendimor.

Nga ana e tij Sekretari i Pergjithshem te Organizates Boterore te Turizmit Taleb Rifai pasi falenderoi per pritjen e rezervuar nga Kreu i shtetit vuri ne dukje pervojen dhe rolin e organizates qe ai drejton ne rritjen zhvillimin dhe promovimin e turizmit ne vende te ndryshme te botes duke vene ne dukje edhe mundesite e medha qe ofron Shqiperia ne kete fushe. Zoti Rifai nenvizoi se Shqiperia ka shansin te shmange gabimet e vendeve te tjera ne zhvillimin e industrise se turizmit si ne zonat bregdetare ashtu edhe ne ato malore pasi mund te zhvilloje nje turizem te pergjegjshem ndaj shoqerise kultures shqiptare dhe vete ambientit.

Gjithashtu Sekretari i Pergjithshem i Organizates Boterore te Turizmit shprehu gatishmerine e plote per te ndare pervojen pozitive dhe per te dhene te gjithe ndihmesen e duhur qe perfshin disa projekte per zhvillimin dhe promovimin e turizmit.

Ne takim ishin te pranishem edhe Ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ferdinand Xhaferraj dhe Zevendesministri i Turizmit Nikolle Lesi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›