E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr pjesë në shfaqen e filmit dokumentar “2 korrik 1990”

Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha ndoqi sot pasdite në kinema “Milenium” dokumentarin me titull “2 korrik 1990” dedikuar zhvillimeve të asaj periudhe. Ky film i realizuar nga gazetari Blendi Fevziu shfaqet në kuadër të aktiviteteve të shumta, kushtuar 2 korrikut të vitit 1990, të cilat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, nën kujdesin e Kryeministrit Berisha.

Pas përfundimit të filmit, kryeministri bëri këto komente për mediat e pranishme:

“është dokumenti më i arrirë, më i plotë i zhvillimeve, të fundit të qershorit dhe korrikut ’90, të cilat shënuan përballjen e të rinjve shqiptarë me regjimin dhe shembjen e “murit të Berlinit” në Tiranë. Në këtë kontekst përbën fillimin e atyre ndryshimeve të mëdha, që do të sillnin më pas përmbysjen e diktaturës më të egër komuniste në Evropë, diktaturës hoxhiste.

Ndaj dhe unë dua të përgëzoj zotin Fevziu dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në realizmin e këtij dokumenti të shkëlqyer.

Kjo ngjarje shkëlqen dhe do të shkëlqejë gjithnjë e më shumë në historikun e demokracisë shqiptare. Pas 20 vitesh është e vështirë dhe kjo është normale, të imagjinohet se cila ka qenë kuraja e atyre djemve dhe vajzave, burrave dhe grave, por ne që jemi dëshmitarë të asaj kohe, mund të themi se ajo ka qenë një kurajë dhe guxim i jashtëzakonshëm. Në tërësi ata përbënin një lloj anonimati, në kuptimin që nuk qenë personalitete të njohura, por ata qenë guximtarët më të mëdhenj të kombit në atë vit.


02/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›