Presidenti Topi pret Presidenten e Asamblesë së Rajoneve të Evropës, Mishel Sabon.

2 korrik 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në një takim Presidenten e Asamblesë së Rajoneve të Evropës dhe njëkohësisht Zëvendëspresidente e Këshillit Rajonal të Il dë Frons (Ile-de-France), Mishel Sabon dhe delegacionin që e shoqëron, në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë. Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Qarkut të Tiranës dhe i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të vendit, zoti Tasim Mema, si dhe përfaqësues të Komitetit shqiptar të Zhvillimit të Rajoneve.
Pasi i uroi mirëseardhjen, Presidenti Topi bëri një përshkrim të situatës aktuale në vend, të zhvillimeve më të fundit dhe arritjeve në drejtim të konsolidimit të institucioneve demokratike dhe të pavarësisë së tyre, si dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit efikas dhe dialogut midis pushtetit qendror dhe atij vendor për të realizuar projekte në të mirë të zhvillimit të mëtejshëm të Shqipërisë dhe përmirësimit të jetës së shtetasve të saj.
Kreu i shtetit, duke iu referuar edhe përvojës evropiane dhe duke e quajtur vizitën e zonjës Sabon si “një ngjarje shumë të rëndësishme për jetën e institucioneve vendore në Shqipëri”, theksoi se forcimi i bashkëpunimit mes pushtetit qendror e atij vendor, por dhe zbatimi sa më mirë i strategjisë së decentralizimit, do të mundësojë një koordinim më të mirë të projekteve në qarqet e vendit, si dhe një shërbim më të mirë ndaj interesave të qytetarëve.
Pasi e falenderoi Presidentin Topi për pritjen e ngrohtë e miqësore dhe pasi ndau të njëjtat mendime lidhur me mirëfunksionimin e qarqeve, Presidentja e Asamblesë së Rajoneve të Evropës, Mishel Sabon vuri në dukje ndryshimet pozitive të shënuara në vendin tonë, si dhe përpjekjet e vazhdueshme për rritjen e dialogut dhe bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe atij vendor.
Zonja Sabon vlerësoi rolin e rëndësishëm dhe moderator të Kryetarit të Shtetit përsa i përket zhvillimit demokratik dhe konsolidimit të institucioneve shqiptare duke ruajtur ekuilibrin mes forcave politike dhe duke shërbyer si garant i Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Njëkohësisht, Presidentja e Asamblesë së Rajoneve të Evropës nënvizoi se shfrytëzimi dhe mirëadministrimi i potencialeve të të gjithë territorit të vendit do të sjellin pashmangshmërisht fuqizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë edhe në kuadër të integrimit të pritshëm në gjirin e familjes së madhe evropiane.