E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret një delegacion të Bankës Islamike për Zhvillim

- Kryeministri paraqiti prioritetet kombëtare me interes për investim nga Banka Islamike të tilla si financimin e segmentit Tiranë - Elbasan apo Berat – Tepelenë, investimet në fushën e energjisë, bujqësisë, shëndetësinë

Kryeministri Berisha priti në takim një delegacion të Bankës Islamike për Zhvillim, kryesuar nga Zëvendës Presidenti për Operacionet z. Birama Boubacar Sidibe.

Kryeministri Berisha shprehu mirënjohje për angazhimin e Bankës Islamike në Shqipëri duke kontribuar dukshëm në zhvillimet ekonomike në Shqipëri. Ai vlerësoi veçanërisht eficencën në zbatimin e projekteve në fusha me rëndësi prioritare si infrastruktura rrugore dhe portuale, shëndetësia, furnizimi me ujë , bujqësia e zhvillimi rural.

Nga ana e tij, Zëvendës Presidenti i Bankës Islamike për Zhvillim u shpreh se ishte i impresionuar nga progresi ekonomik i Shqipërisë dhe veçanërisht nga menaxhimi i projekteve të Bankës nga pala shqiptare. Ai shprehu interesin për të rritur prezencën e Bankës nëpërmjet financimeve të sektorit privat duke nxitur iniciativat e partneritetit publik-privat.

Kryeministri Berisha paraqiti prioritetet kombëtare me interes për investim nga Banka Islamike të tilla si financimin e segmentit Tiranë - Elbasan apo Berat - Tepelenë, investimet në fushën e energjisë, bujqësisë, shëndetësinë dhe me furnizimin me ujë.

Zëvendës presidenti i Bankës shprehu gatishmërinë dhe angazhimin në të ardhmen për të intensifikuar marrëdhëniet në realizimin e prioriteteve kombëtare të përmendura më sipër.


03/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›