Kryeministri Berisha merr pjesë në takimin e Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë, të Ballkanit Perëndimor
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në hapjen e Forumit Ministerial BE të rradhës- “Ballkani Perëndimor për Çështjet e Drejtësisë dhe të Brendshme”, i cili do të zhvillojë punimet në datat 5 dhe 6 nëntor në Tiranë, me pjesëmarrjen e Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nën kujdesin e Presidencës qipriote te Këshillit të Ministrave të BE-së. Në takim merrte pjesë edhe Komisionerja për Çështjet e Brendëshme, zonja Sesilia Malmstrom.
Kryeministri Berisha falenderoi Presidencën Qipriote të BE-së dhe Komisioneren Malmstrom për përzgjedhjen e Shqipërisë në zhvillimin e këtij eventi shumë të rëndësishëm të trajtimit të çështjeve të sigurisë dhe drejtësië për vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke i vlerësuar këto çështje si të parat për çdo vend dhe shoqëri, kryeministri tha se ato kanë një rëndësi kryesore për jetën e qytetarëve, për zhvillimin në tërësi, si dhe për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me vendet evropiane dhe botën në tërësi.
Kryeministri theksoi se për Shqipërinë, por jo vetëm, një nga objektivat më madhore duhet të jetë lufta eficente kundër krimit të organizuar, trafiqeve, jo vetëm për të bërë vendin më të sigurtë, por për të mos eksportuar krim, trafiqe, drejt vendeve të tjera. Në këtë kontekst, Kryeministri u shpreh se, “ky objektiv madhor mund të realizohet vetem në sajë të një bashkëpunimi të ngushtë mes agjencive të zbatimit të ligjit të vendeve tona, bashkëpunim i cili ka një progres të madh, bashkëpunim i cili ka bërë vendet tona dhe rajonin shumë më të sigurtë, i ka bërë agjencitë tona të zbatimit të ligjit më profesionale dhe më të afta.”
Në fjalën e mbajtur, Kryeministri Berisha u shpreh:
“Së pari dëshiroj tu përshëndes përzemërsisht ta falënderoj presidencën qipriote të BE, komisioneren Malmstrom për përzgjedhjen dhe nderin e madh që i bënë Tiranës për organizmin e këtij takimi, të përshëndes përfaqësuesit e vendeve të rajonit, drejtuesit e ministrive të punëve të brendshme dhe Ministrive së drejtësisë të pranishme sot këtu dhe tu uroj shumë suksese forumit tuaj.
Ju mblidheni këtu për të diskutuar së bashku probleme të një rëndësie të dorës së parë për vendet tona, popujt e këtij rajoni, por dhe shumë më gjerë se kaq. Ballkani Perëndimor për definicion qoshja më perëndimore e Gadishullit, ka gjithnjë një rëndësi shumë të madhe në stabilitetin e rajonit, ka rëndësi shumë të madhe si një rajon që bashkon dy kontinentet e mëdha, bëhet gjithnjë e më i rëndësiëhm për flukset e mëdha të mallrave, të njerezve, që kalojnë nëpër këtë rajon. Rajoni ka patur një të shkuar të afërt të vështrirë dhe të gjithë këta faktorë së bashku e bëjnë detyrën tuaj zotërinj ministra, zotërinj zv/ministra, dhe më të vështirë, më komplekse dhe më të rëndësishme. Çështjet e sigurisë janë çështjet e para për cdo vend dhe per cdo shoqëri. Ato kanë një rëndësi kryesore për jetën e qytetarëve, kanë rëndësi kryesore për zhvillimin e vendeve tona, kanë rëndësi kryesore për bashkëpunimin tonë me vendet evropiane dhe botën në tërësi.
Kur hedh sytë në statistika konstaton se progresi është i jashtëzakonshëm. Nga një vend para pak vitesh me territore vështirësisht të kontrollueshme ose të pakontrollueshme, vend i zhvillimeve të fuqishme të trafiqeve kriminale për shkak të konfliketeve dhe luftrave, sot rajoni është një vend me një dinamizëm të admirueshëm zhvillimi, ëhstë një rajon me një rritje të ndjeshme të fluksit turistik dhe fluksit të investimeve dhe ka vendsour një bashkëpunim shumë të rëndësishëm në luftën kundër kriminalitetit, trafiqeve, duke rritur në mënyrë të ndjeshme shkallën e sigurisë.
Për shqipërinë, por mendoj se për cdo vend, një nga objektivat më madhore duhet të jetë lufta eficente kundër krimit të organizuar, trafiqeve, kjo jo vetëm për të bërë vendin më të sigurtë, por për të mos eksportuar krim, trafiqe, drejt vendeve të tjera. Në këtë kontekst ky objektiv madhor mund të realizohet vetem me nje bashkëpunim të ngushte mes agjencive të zbatimit të ligjit të vendeve tona, bashkëpunim i cili ka një progres të madh, bashkëpunim i cili ka bërë vendet tona dhe rajonin shumë më të sigurtë, i ka bërë agjencitë tona të zbatimit të ligjit më profesionale dhe më të afta. Shqipëria bën një përpjekje madhe në luftën kundër kriminalitetit dhe trafiqeve. Rezultatet e saj janë shumë evidente në luftën kundër trafiqeve njerëzore, kundër trafikut të drogës. Cilido që hedh një vështrim në bregun tjetër të Adriatikut do të konstatojë një rënie të ndjeshme të këtyre trafiqeve. Eficencë dëshmojnë qartësisht rezultatet e organeve të rendit dhe të punës së drejtësisë në Shqipëri. Gjatë këtyre viteve janë vendosur para ligjit mbi 1000 anëtarë dhe bosë të bandave kriminale, shumë prej tyre ndër më të rezikshimit dhe më të pasurat. Gjatë këtyre viteve është vendosur një bashkëpunim i shkëlqyer ndërkombëtar dhe janë kryer me dhjetëra e dhjetëra operacione me vende të rajonit dhe vende të tjera evropiane, me sukses të plotë. Aftësia zbuluese e policisë së vendit është në shkallën më të lartë. Janë modernizuar të gjithë sistemet e sigurisë dhe kontrollit në pikat kufitare dhe brenda vendit. Duhet të jemi realist se vendimi i KE për heqjen e përkohshme të vizave shton shumë përgjegjësinë tonë para vendeve anëtare të zonës së Shengenit. Vendimi fisnik i Komisionit Evropian, Parlmantit evropian për heqjen e përkohshme të vizave për qytetarët tanë, përbën arritjen më të madhe historike të shqiptarëve, por edhe të kombeve të tjera të rajonit në udhëtimin e tyre drejt BE.
Siç dëshmojnë të dhënat e vendeve të zonës së Shengenit ky vendim ka pasur si efekt të padëshirueshëm rritjen e azilkërkuesve në këto vende. Ndonëse ky numër, nga Shqipëria, ka qenë më i kufizuari, përsëri kjo përbën një shqetësim shumë serioz për ne dhe e marrim atë seriozisht.
Shfrytëzoj rastin t’i përcjell Komisionit Evropian, përmes Komisioneres Malmstrom dhe Këshillit të Ministrave të BE-së, nëpërmjet Presidentes qipriote, vendosmërinë tonë për të ndërmarrë çdo hap dhe për t’i dhënë përgjigjen më të vendosur këtij fenomeni. Ne jemi të gatshëm të firmosim çdo marrëveshje, për rikthimin në vend të personave që abuzojnë me këtë vendim shumë të rëndësishëm dhe fisnik. Mbi bazën e këtij qëndrimi, ne kemi rikthyer nga Mbretëria e Belgjikës, dy herë, grupe shqiptarësh që kishin aplikuar në mënyrë të pamerituar për azil politik. Po përgatitemi ta bëjmë këtë gjë me Dukatin e Luksenburgut dhe jemi të gatshëm ta bëjmë këtë me secilin vend anëtar të zonës Shengen. I vetëdijshëm për vështirësitë që krijon rritja e fluksit të azilkërkuesve, unë mendoj se, së bashku, duhet të punojmë për kuadrin më të mirë ligjor, që t’i japë përgjigjen më të shpejtë e më të vendosur këtij fenomeni. Kam ndjekur me interes dhe me shqetësim problematikën e ngritur, për shkak të azilkërkuesve, nga vende anëtare të zonës Shengen dhe, gjykoj se është në interesin më të mirë dhe në detyrimin e qeverive të vendeve të origjinës, që të marrin masat më eficente, si për parandalimin, nëpërmjet një fushate të vazhdueshme informacioni, por edhe rikthimin më të shpejtë të tyre. Sikundër, jam i bindur se, para se të konsiderohen masa që ndëshkojnë një popull të tërë, për një grup të caktuar, do të ishte shumë më e dobishme përqendrimi te këto masa, në mënyrë që të neutralizoheshin pasojat e fluksit të azilkërkuesve në vendet anëtare të zonës Shengen.
Zonja dhe zotërinj,
Duke ju uruar edhe një herë një mirëseardhje të përzemërt, dua t’i garantoj vendet tuaja se Shqipëria, institucionet e zbatimit të ligjit të saj, do të jenë plotësisht të hapura për bashkëpunimin më të ngushtë dhe më të vendosur në luftën, së bashku, të krimit të organizuar, trafiqeve kriminale të të gjitha llojeve dhe jemi shumë të inkurajuar nga frytet e këtij bashkëpunimi. Sikundër, konsiderojmë se hapësira më të mëdha ekzistojnë. Kontrollin e integruar të kufijve që ne kemi vendosur me Malin e Zi, jemi të gatshëm ta përshtatim me të gjitha vendet e tjera fqinje, po ashtu edhe shkëmbimin on-line të të gjitha informacioneve, në mënyrë që të bëjmë gjithçka për të bërë vendet tona dhe rajonin më të sigurt.
Edhe një herë ju uroj suksese. Faleminderit
05/11/2012