Kryeministri Berisha merr urime nga Kryeministri çek Jan Fischer
Kryeministri i Republikës së Çekisë Jan Fischer uron Kryeministrin Berisha, me anë të një mesazhi, në të cilin shprehet:
“Shkëlqesi,
Ju lutem pranoni urimet e mia më të sinqerta për riemërimin Tuaj si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Po përfitoj nga ky rast për të vlerësuar zhvillimin intensiv të marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Republika Çeke ka një interes të lartë në thellimin e marrëdhënieve të dyanshme dhe do të vazhdoj të mbështes përpjekjet e vendit Tuaj në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimin në Bashkimin Europian.
Ju uroj Shkëlqesia Juaj çdo sukses në misionin tuaj të rëndësishëm dhe kërkues.
I juaji sinqerisht,
Jan Fischer
Kryeministër i Republikës Çeke”
25/09/2009