E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha mesazh ngushëllimi homologut italian për ndarjen nga jeta të ish presidentit dhe senatorit Oscar Luigi Scalfaro

Kryeministri Berisha nëpërmjet një mesazhi drejtuar Kryeministrit Italian Mario Monti,  i ka shprehur ngushëllimet qeverisë italiane dhe familjes së ish-presidentit dhe senatorit Oscar Luigi Scalfaro për ndarjen e tij nga jeta. 

Kryeministri Berisha thekson se me ndarjen nga jeta të  ish-presidentit dhe senatorit Oscar Luigi Scalfaro, familja,  kombi italian, Italia mike, humben një burrë shteti të shquar  që ju shërbeu me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë ndërsa shqiptarët humbën një mik të vertetë.

Në mesazhin e tij kryeministri Berisha shprehet:

"Me ndarjen nga jeta  të ish-presidentit dhe senatorit Oscar Luigi Scalfaro, familja,  kombi italian, Italia mike, humbën një burrë shteti të shquar që ju shërbeu me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, shqiptarët humbën një mik të vërtetë.

Me këtë rast në emër të qeverisë shqiptare ju shpreh Ju zoti kryeministër qeverisë suaj, familjes Scalfaro dhe Senatit Italian ngushëllimet më të sinqerta dhe lutem së bashku me ju që shpirti i të ndjerit senator dhe ish-presidentit Scalfaro të gjej paqen e merituar".


29/01/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›