E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqin, aksident rrugor, plagoset 46 vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e rëndë të një 46 vjeçari ndodhi rreth orës 12:00 në vendin e quajtur Pazari i Pajovës, në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Burime të policisë thanë se një mjet tip Benz ka aksidentuar 46 vjeçarin Osman Topi, i cili ishte duke lëvizur me një çiklomotor. Mësohet se drejtuesi i mjetit, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është shoqëruar në komisariatin e Peqinit, ndërsa 46 vjeçari ndodhet në spitalin kirurgjik Elbasan, në gjendje të rëndë për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›