E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha mori pjesë në Strasburg, drekën-debat me temë "Çfarë demokracie pas Pranverës Arabe?"

Gjatë punimeve, dje, të Forumit Botëror për Demokracinë, Kryeministri Berisha mori pjesë në drekën-debat të shtruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, ku merrnin pjesë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, zori Ban Ki Moon, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE, zoti Jean Claud Mignon, Kryeministri i Marokut, Zëvendëspresidenti i Parlamenti Europian, zoti Othmar Karas, Nobelistja jemenite Tauakul Karman.

Dreka-debat, me temë "Çfarë demokracie pas Pranverës Arabe?", i fokusoi të pranishmit tek zhvillimet në vendet e Pranverës Arabe si Egjipti, Libia, etj., masakra që po përjeton popullsia civile në Siri nga dora e diktatorit Assad dhe rreziku që ai përbën ndaj stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Gjatë drekës, pjesëmarrësit diskutuan rreth rolit që Këshilli i Europës dhe komuniteti më i gjerë ndërkombëtar mund t’u japin këtyre vendeve, nëpërmjet partneritetit dhe asistencës ndaj proceseve demokratizuese, ngritjes së institucioneve demokratike dhe shtetit ligjor.


09/10/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›