E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha në Elbasan me fëmijët jetimë

Festat pa ju janë te heshtura. Kështu është shprehur kryeministri, Sali Berisha paraditen e sotme, gjatë një vizite në qendrën e fëmijëve “Shtëpia e Shpresës” ne Elbasan. Ai ka shprehur gjithashtu dhe mirënjohjen për motrat e Nënë Terezës. 

ELBASAN - Kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij Liri Berisha, ishin sot midis jetimëve të Qendrës “Shtëpia e Shpresës”, dhe shtëpisë bamirëse “Nënë Tereza” në qytetin e Elbasanit për të festuar sëbashku me ta Vitin e Ri. Fëmijët kanë marrë dhurata dhe kanë recituar përpara kryeministrit, i cili është shprehur se: “Festat pa fëmijët mbeten të heshtura”. Në shtëpinë bamirëse “Nënë Tereza” kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen më të thellë për kujdesin e veçantë që motrat e Nënë Terezës tregojnë për fëmijët e braktisur. Ai ka vlerësuar punën dhe kujdesin që tregojnë ato ndaj këtyre fëmijëve pasi kështu mund të zëvendësojnë familjen e munguar. Qendra “Shtëpia e Shpresës” është hapur në qytetin e Elbasanit në vitin 1993 dhe aktualisht janë të akomoduar 14 fëmijë jetimë, ndërsa trajtohen me shërbim ditor 25 fëmijë. Ndërsa shtëpia bamirëse “Nënë Tereza” po ofron kujdes dhe mbështetje për 28 fëmijë në nevojë.

(O.Zh/ BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›