E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, digjet kisha 200 vjeçare

 

VLORE- Një kishë e vjetër 200 vjeçare është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Narte shumë pranë qytetit të Vlores. Forca zjarrfikëse shkuan në vendngjarje dhe arritën të vinin situatën nën kontroll brenda një kohe të shkurtër. Kisha e Shën Dieles ishte e njohur në këtë zone dhe frekuentohej nga besimtare te shumtë. Dyshohet se fillimisht flaket përfshine tavanin e kishës dhe më pas dhe pjesët anësore të saj. Dyshohet se zjarri u shkaktua nge qirinjte e harruar te ndezur qysh një ditë më parë pasi kisha sot ishte e mbyllur. Por policia dhe ekspertet e zjarrfikësve po hetojnë edhe mbi shkaqe te tjera që mund të kenë sjelle djegien e kishës.

(O.Zh/ BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›