Darka e fundvitit, shqiptarët më pak shpenzime
Pjesa dërrmuese e qytetarëve, këtë vit do ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve në shtëpi. Ata shprehen se nuk kanë para që të shkojnë në restorante dhe se darka e përgatitur në shtëpi kushton më lirë.
TIRANE - Pavarësisht ofertave që bëjnë restorantet dhe lokalet për vitin e ri, pjesa dërrmuese e qytetarëve do ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve në shtëpi duke respektuar traditën. Kjo zgjedhje e tyre kushtëzohet kryesisht nga shpenzimet. Qytetarët shprehen se darka e Vitit të Ri, kushton më lirë nëse e përgatit në shtëpi, sesa të shkosh në restorante e lokale. Kriza ekonomike botërore, që ka filluar të ndihet në vendin tonë do të pasqyrohet edhe në darkën e ndërrimit të viteve. Ndryshe nga vitet e mëparshme ku në këtë periudhë bëheshin blerje të shumta këtë vit familjet shqiptare do të shpenzojnë më pak. Kjo edhe pse çmimet nuk kanë pësuar rritjen artificiale të periudhës së fundvitit.
(Aurora Sulçe, O.Zh/ BalkanWeb)