E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e gruas ne Sarande, mberrijne mjeket nga Tirana

Ekipi i mjekeve te specializuar derguar nga Ministria e Shendetesise ka mberritur ne maternitetin e Sarandes ku do te kryejne analizen e vdekjes se 25-vjecares Enkelejda Osmani, e cila humbi jeten nje jave me pare pasi kishte lindur foshnjen e saj.

Mjekesia ligjore ka nxjerre autopsine cka deshmon se vdekja ka qene e menjehershme pa pasur mundesi te trajtohet.

Ekipi i mberritur nga Tirana do te kryeje analiza me te specializuara ne fushen e gjinekologjise.

Duke i konsideruar te rralla rastet e vdekjeve gjate lindjes, drejtori i planifikimit spitalor shprehet se mjeket e rretheve duhen trajnuar per te rritur njohurite e tyre.

Por nese ka fajtor ne lidhje me vdekjen e 25-vjecares, do te zbardhet nga prokuroria e cila po heton me detaje rastin e vdekjes se Enkelejda Osmanit.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›