Greqi, sot në mesditë zbulohet emri i kryeministrit të ri
ATHINE - Sot pritet të shpallet më në fund emri i kryeministrit të ri të Greqisë.
Negociatat
Thuhet se nga një takim që përfundoi pas mesnate, është vendosur përfundimisht emri i kryeministrit të ri dhe në mesditë Papandreu do të shkojë te presidenti Papulias për ta njohur me propozimin dhe për t’i paraqitur dorëheqjen e tij dhe qeverisë së tij, përpara se presidenti të thërrasë një takim të liderëve politikë dhe të njoftojë përbërjen e qeverisë së re.
Sipas njoftimeve që mbështeten në burime nga PASOK dhe Demokracia e re, nuk është më në lojë vetëm emri i Lukas Papadimos.
Media transmeton se janë hedhur në tryezë emrat e Vasilis Skouris kryetar i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, Filip Petsalnikos kryetari i Parlamentit aktual dhe Apostolos Kaklamanis ish kryetar i Parlamentit.
Thuhet se dje Papandreu ka patur kontakte telefonike me personat në fjalë, e megjithate Lukas Papadimos mbetet favorit i fortë për kryeministër. Në klasifikim është shtuar në orët e mëngjesit dhe emri i Evangelos Venizelos.
Sipas mediave, emërimi i Lukas Papadhimos ballafaqohet me probleme që dalin nga të dyja anët. Ndërkaq në rrethet e afërta të kryeministrit Jorgos Papandreu pohojnë se "nuk ka asnjë problem" ashtu si dhe nga mjedisi i Antonis Samaras argumentojnë se "nuk ka ndonjë kundërshtim" për emrin e tij.
Pengesat në negociatat me Papadhimos
- Refuzimi i Antonis Samaras për të qenë një nga 5 firmat e një deklarate, ku të shprehet angazhimi për zbatimin e marrëveshjes së 26 tetorit, që Europa e konsideron si parakusht për lirimin e këstit të gjashtë.
- Kohëzgjatja e mandatit të qeverisë, për të cilin opozita këmbëngul se duhet të jetë 100 ditë, ndërsa Papadhimos kërkon që ajo të përfundojë mandatin kur të jenë kryer të gjitha procedurat për zbatimin e marrëveshjes së re të kredisë.
- Rreth natyrës së qeverisë, të cilën z. Papademos e dëshiron të fortë, sidomos në ministritë e rëndësishme të tilla si ajo e Financave.
- Pjesëmarrja në qeveri e njerëzve të opozitës.
- Refuzimi i Papadhimos për të pranuar Venizelosin si ministër të financave në qeverinë e re.