E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha ngushëllon familjarët e personalitetit të shquar të sportit shqiptar, Ali Kastrati

Kryeministri Berisha, nëpërmjet një telegrami drejtuar familjes së personalitetit të shquar të sportit shqiptar Ali Kastrati, i ka shprehur atyre ngushëllimet për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur.  

Në këtë telegram, Kryeministri Berisha shprehet:

“Të dashur familjarë të të ndjerit Ali Kastrati,

Ndarja nga jeta e njeriut tuaj të dashur, personalitetit të shquar të sportit shqiptar, ka pikëlluar jo vetëm ju por edhe botën e sportit dhe sportdashësit e vendit tonë. Ali Kastrati do të mbetet gjithnjë në memorien e sportdashësve të Shqipërisë si një ikonë e sportit tonë që ka frymëzuar e do të frymëzojë gjenerata të tëra sportdashësish në Shqipëri.

Me ndarjen e tij nga jeta, ju keni humbur njeriun tuaj të dashur, por sporti shqiptar ka humbur njërën prej legjendave të tij më të çmuara, fituesin e dhjetëra e dhjetëra medaljeve e titujve tё nderit, sportistin e madh që e përfaqësoi denjësisht në arenën ndërkombëtarë.

Me kёtё rast, ju shpreh ngushëllimet mё tё sinqerta juve, tё afërmve e miqve dhe lutem qё shpirti i tij tё gjejё paqen e merituar. 

Me respekt,

Sali Berisha”.


13/03/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›