Kryeministri Berisha ngushëllon familjarët e personalitetit të shquar të sportit shqiptar, Ali Kastrati
Në këtë telegram, Kryeministri Berisha shprehet:
“Të dashur familjarë të të ndjerit Ali Kastrati,
Ndarja nga jeta e njeriut tuaj të dashur, personalitetit të shquar të sportit shqiptar, ka pikëlluar jo vetëm ju por edhe botën e sportit dhe sportdashësit e vendit tonë. Ali Kastrati do të mbetet gjithnjë në memorien e sportdashësve të Shqipërisë si një ikonë e sportit tonë që ka frymëzuar e do të frymëzojë gjenerata të tëra sportdashësish në Shqipëri.
Me ndarjen e tij nga jeta, ju keni humbur njeriun tuaj të dashur, por sporti shqiptar ka humbur njërën prej legjendave të tij më të çmuara, fituesin e dhjetëra e dhjetëra medaljeve e titujve tё nderit, sportistin e madh që e përfaqësoi denjësisht në arenën ndërkombëtarë.
Me kёtё rast, ju shpreh ngushëllimet mё tё sinqerta juve, tё afërmve e miqve dhe lutem qё shpirti i tij tё gjejё paqen e merituar.
Me respekt,
Sali Berisha”.
13/03/2013