Nënë Tereza “Shenja shenjtërie”- Mbrëmje artistike bamirësie nën kujdesin e Zonjës së Parë, Teuta Topi.

18 tetor 2008
Nën kujdesin e Zonjës së Parë Teuta Topi, përvjetori i pestë i Lumturimit të Nënë Terezës është përkujtuar me një mbrëmje bamirësie të titulluar “Nënë Tereza, shenja shenjtërie”. Aktiviteti i ideuar nga Toçila Studio ka mbledhur së bashku Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Arqipeshkvin e Metropolit të Tiranës dhe Durrësit, Imzot Rrok Mirditën, përfaqësues të qeverisë, të artit, kulturës, medias etj.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Zonja e Parë Teuta Topi, e cila shoqërohej nga vajzat Nada dhe Etida, duke falenderuar organizatorët e mbrëmjes, vlerësoi mes të tjerash se “Humanizmi dhe vepra e Nënë Terezës janë gjithmonë shembull bashkëjetese për sot e për të ardhmen. Ajo jo vetëm iu qëndroi pranë miliona njerëzve në botë, duke i ndihmuar të marrin frymë më lirshëm, por iu zbuti shpirtin qindra miliona të tjerëve duke trokitur pa pushim në ndërgjegjen e tyre me fjalët: ‘... bëj diçka për nevojtarët...’ Më shumë së kurrë, shoqëria shqiptare ka nevojë ta përsërisë këtë mesazh, sepse mes nesh ka shumë nevojtarë, që e presin këtë mesazh si veprim.”
Ankandi për bamirësi, që ishte qëllimi i mbrëmjes ka nisur me prezantimin e punëve të ofruara nga artistët për këtë mbrëmje: një sfilatë mode e stilistes Merita Toçila, punimet e së cilës ishin frymëzuar nga motivi bardh e blu i veshjeve të Nënë Terezës si dhe një ekspozitë e veprave të piktorëve Skënder Kamberi, Anastas Kostandini, Adnan Kastrati, Artan Shabani, Arben Bajo, Orion Shima dhe Idlir Koka.
Të ardhurat e ankandit iu dorëzuan misionit të Motrave të Nënë Terezës në Tiranë.