E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret një grup akademikësh shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi

Kryeministri Berisha priti sot një grup personalitetesh të botës akademike shqiptare në  Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Akademikët shqiptarë i shprehën Kryeministrit Berisha urimet e përzemërta për arritjet historike që ka bërë Shqipëria në periudhën e qeverisjes së tij, veçanërisht për pranimin e Shqipërisë në NATO dhe aplikimin për statusin e vendit kandidat në BE. Gjithashtu, akademikët shqiptarë i shprehën falënderimet Kryeministrit për ndërtimin e arteries më të madhe që bashkon kombin, rrugës Durrës–Kukës. Akademikët u shprehen se sukseset e arritura nga Shqipëria i përjetojnë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë dhe ato lartësojnë gjithë kombin.

Kryeministri Berisha vlerësoi se pas pavarësisë së Kosovës, që është kryevepra e shqiptarëve në këtë shekull, pranimi i Shqipërisë në NATO dhe aplikimi për statusin e vendit kandidat në BE do t’i shërbejnë paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe do të përshpejtojnë zhvillimin jo vetëm të vetë  Shqipërisë, por edhe të Kosovës dhe territoreve të tjera shqiptare në rajon.


01/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›