E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha ngushëllon familjet Hysi dhe Spahiu për humbjen e familjarëve të tyre

Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja zonja Liri Berisha kanë ngushëlluar personalisht familjen Hysi dhe familjen Spahiu, në qytetin e Beratit, të cilat humbën familjarët e tyre në tragjedinë e mëngjesit të sotëm në Liqenin e Farkës.

Gjatë vizitës së ngushëllimit në këto familje, Kryeministri Berisha ka shprehur dhimbjen e madhe për këtë humbje të rëndë, e cila tronditi mbarë opinionin publik.

“Nuk gjej fjalë që të shpreh ngushëllimet për këtë tragjedi kaq të rëndë. Por, e vërteta është se familja Hysi, familja Osmani, familja Spahiu e ndajnë hidhërimin e kësaj humbjeje të madhe me të gjithë qytetarët shqiptarë dhe me të gjithë bashkëkombësit e tyre. Ndaj dhe unë bashkoj ngushëllimet më të thella, dhe lutjen time që shpirtrat e tyre të gjejnë paqen e amshuar”, tha Kryeministri Berisha.

Duke shprehur ngushëllimet e Tij për të gjithë të afërmit dhe familjarët e viktimave, Kryeministri e cilësoi mëngjesin e sotëm një mëngjes shokues për shqiptarët, ku humbën jetën 16 persona të moshave nga 5 deri 62 vjeç.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›