Kryeministri Berisha: Qeveria të zbatojë çdo vendim që mjekët do të marrin në interes të jetës së oficerit
-Kryeministri Berisha viziton oficerin e policisë që u plagos paraditen e sotme në krye të detyrës
Kryeministri Berisha vizitoi sot pasdite, në reanimacionin e spitalit nr.2 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, oficerin e policisë që u plagos paraditen e sotme në krye të detyrës, në ndjekje të një krimineli në kërkim ndërkombëtar.
Pas vizitës, Kryeministri u shpreh se gjendja e oficerit është e mjaft e rëndë, ndonëse ka pasur disa shenja të lehta përmirësimi. Kryeministri Berisha tha se mjekët po e ndjekin me vëmendje maksimale dhe me të gjitha mjetet e nevojshme gjendjen shëndetësore të oficerit.
Kryeministri siguroi gjithashtu se Qeveria është e gatshme të japë çdo lloj ndihme dhe të zbatojë çdo vendim që mjekët do të marrin në interes të jetës së oficerit të policisë, që për shkak të detyrës ndodhet në këtë gjendje