Kryeministri Berisha ngushëllon familjen Osmani për humbjen e të afërmëve në tragjedinë e Farkës
Kryeministri Berisha zhvilloi sot një vizitë në familjen Osmani, e cila humbi 8 anëtarë në tragjedinë e Liqenit të Farkës.
“Të gjithë shqiptarët duhet të marrin me vete një copë nga dhimbja juaj e madhe sot dhe të gjithë ndajnë me ju këtë humbje të madhe të familjarëve tuaj të dashur”, u shpreh Kryeministri Berisha duke ngushëlluar të afërmit e viktimave.
Duke ndarë dhimbjen me familjet Osmani, Hysa, Spahiu, Blamo dhe Dibra, qeveria shpalli datën 6 mars ditë zie kombëtare.