Kryeministri Berisha niset për një vizitë në Salzburg, Austri
Kryeministri Berisha u nis sot për në Salzburg, Austri, ku do të marrë pjesë në takimin e përvitshëm të kryeministrave të vendeve të Evropës Juglindore që organizohet nga Kancelari i Austrisë z. Verner Faymann .
Pas takimit Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij znj. Liri Berisha, do të ndjekë shfaqjen “Romeo dhe Zhulieta”, e cila jepet në një nga ditët e festivalit të Salzburgut.
27/08/2010