E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektligje dhe vendime të miratuara në mbledhjen e qeverisë

V END I M

PëR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PëR STANDARDIZIMIN USHTARAK Në FORCAT E ARMATOSURA Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë”


Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:


Propozimin e projektligjit “Për standardizimin ushtarak në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


P R O J E K T L I GJ


PëR

STANDARDIZIMIN USHTARAK Në FORCAT E ARMATOSURA Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë


Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë


V E N D O S I


Neni 1
Objekti

Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për:

a) organizimin dhe funksionimin e sistemit të standardizimit ushtarak në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë;
b) përcaktimin e strukturave dhe të përgjegjësive të tyre;
c) dhënien e fuqisë autoritetit më të lartë për pranimin e marrëveshjeve të standardizimit STANAG/AP të NATO-s dhe dhe të standardeve për përdorim nga njësitë e Forcave të Armatosura, në fushën operacionale, materiale e administrative.

Neni 2
Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është krijimi i kuadrit ligjor për standardizimin ushtarak në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, përfshirë procedurat e nevojshme për përzgjedhjen, pranimin, publikimin e zbatimin e marrëveshjeve të standardizimit STANAG/AP-ve të NATO-s dhe të standardeve civile për përdorim nga njësitë e Forcave të Armatosura.

Neni 3
Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm nënkuptohen:

1. “Standardizim”, zhvillimi dhe zbatimi i koncepteve, i procedurave e i rregullave të përbashkëta me synimin për të zhvilluar e për të mbajtur kapacitetet e duhura operacionale në tri nivelet e standardizimit në fushën ushtarake; të përafrueshmërisë, të ndërkëmbyeshmërisë, të përputhshmërisë, në fushat e operacioneve, të procedurave, të materialeve, si dhe ato teknike e administrative, për të arritur ndërveprimin optimal të tyre.

2. “Marrëveshje standardizimi (STANAG)”, arritja e një marrëveshjeje ndërmjet disa shteteve ose të gjitha shteteve anëtare të Aleancës, për të adoptuar përdorimin e pajisjeve ushtarake të njëjta ose të përafërta, përfshirë municione, materiale furnizimi dhe rezerva, si dhe të procedurave operacionale, logjistike dhe administrative të njëjta. Pranimi nga vendet pjesëmarrëse i një publikimi të Aleancës nga Agjencia e NATO-s për Standardizimin emërtohet si një marrëveshje standardizimi.

3. “Përafrueshmëria”, ngjashmëria e produkteve, proceseve ose e shërbimeve që ofrohen për përdorim të përbashkët, nga vendet e Aleancës, në kushte të caktuara për të përmbushur kërkesa të paracaktuara, pa shkaktuar efekte të padëshiruara.

4. “Ndërkëmbyeshmëria”, aftësia e një produkti, e një procesi ose e një shërbimi, për t’u përdorur në mënyrë të shkëmbyeshme në vend të një produkti, procesi a shërbimi tjetër që përmbush kërkesa të njëjta.

5. “Përputhshmëria”, gjendja fundore e arritur kur vendet përdorin doktrina, procedura ose pajisje të njëjta.

6. “Publikimi i Aleancës (AP)”, dokumenti zyrtar i standardizimit në NATO, për të cilin disa ose të gjitha vendet e NATO-s bien dakord ta përdorin, si një dokument autoritar të zbatimit të përbashkët, dhe që u jepet për zbatim të gjithë përdoruesve të të gjitha niveleve.

7. “Autoriteti propozues i STANAG-ut”, komanda/drejtoria/institucioni që propozon fillimin e procesit të ratifikimit të një STANAG-u.

8. “Autoriteti kujdestar”, komanda/drejtoria/institucioni që nis procesin e ratifikimit të një STANAG-u/AP-i.

9. “Grupi i ekspertëve”, një organizëm ose një grup pune në varësi të një autoriteti kujdestar, të cilit i jepet detyrë nga ky i fundit për zhvillimin e projekteve të dokumenteve normative të standardizimit.

10. “Personi përgjegjës i standardizimit”, personi mbikëqyrës dhe që shërben si pikë kontakti për zhvillimin e projekteve të dokumenteve normative të standardizimit. Ai është, në përgjithësi, kryetari i grupit të ekspertëve për vlerësimin, zbatimin dhe rishikimin e tyre.

11. “Raporti i vlerësimit”, një raport i hollësishëm i vlerësimit për secilin STANAG/AP që shpreh implikimet e mundshme strukturore e infrastrukturore të pajisjeve e të sistemeve, të trajinimit e të arsimimit, të koncepteve e doktrinave, si dhe ato financiare për zbatimin e tij në një periudhë kohore të caktuar.

12. “Propozimi”, faza e fillimit për përpunimin e një STANAG-u. Propozimet e standardizimit i paraqiten, nga vendet dhe organizmat e NATO-s, autoritetit përgjegjës të detyrës, duke përdorur një formular të standardizuar.

13. “Pranimi”, deklarimi me anë të cilit një vend i NATO-s pranon zyrtarisht, me ose pa rezerva, përmbajtjen e një marrëveshjeje standardizimi të NATO-s (STANAG).

14. “Shpallja”, një deklarim zyrtar nga autoriteti kompetent i cili i jep STANAG-ut një efekt zbatimi në të gjitha vendet e NATO-s. Shpallja bëhet nga drejtori i Agjencisë së NATO-s për Standardizimin (NSA) kur plotësohen kushtet e tij.

Neni 4
Qëllimi i veprimtarisë së standardizimit ushtarak në Forcat e Armatosura

Qëllimi i standardizimit ushtarak është pranimi dhe zbatimi nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë i standardeve të NATO-s dhe i standardeve civile për përdorim nga njësitë e Forcave të Armatosura, për të siguruar rritjen e ndërveprimit ndërmjet llojeve të forcave e të shërbimeve brenda Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe vendeve të Aleancës.

Neni 5
Autoritetet, organizmat e standardizimit ushtarak në Forcat e Armatosura dhe përgjegjësitë kryesore të tyre

1. Ministri i Mbrojtjes është autoriteti më i lartë civil në sistemin e standardizimit në Forcat e Armatosura. Ai përgjigjet në emër të Republikës së Shqipërisë, për miratimin e politikave të zhvillimit të standardizimit në Forcat e Armatosura dhe pranimin e STANAG-ut/AP-ve të NATO-s.

2. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është autoriteti më i lartë ushtarak që përgjigjet për funksionimin e sistemit të standardizimit në Forcat e Armatosura.

3. Bordi i standardizimit në Ministrinë e Mbrojtjes është organ i posaçëm (ad-hoc), i cili shqyrton, për t’u miratuar nga ministri i Mbrojtjes, planet për pranimin e standardeve të NATO-s, të standardeve civile për përdorim nga njësitë e Forcave të Armatosura, si dhe praktikat dokumentare të paraqitura nga organizmat e përcaktuara në sistemin e standardizimit në Forcat e Armatosura. Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të bordit të standardizimit përcaktohet me urdhër të ministrit të Mbrojtjes.

Neni 6
Planifikimi i standardizimit ushtarak në Forcat e Armatosura

1. Standardizimi është përgjegjësi e strukturave dhe e komandave të të gjitha niveleve, për të përmbushur misionin tyre, i cili bazohet në objektivat parësore të zhvillimit të forcës përkatëse.

2. Bordi i standardizimit ia dërgon për miratim ministrit të Mbrojtjes planin e standardizimit në Forcat e Armatosura, ku përcaktohen:

a) autoriteti kujdestar;
b) afatet e përfundimit të raportit të vlerësimit të STANAG-ut/AP-ve;
c) gjuha sipas së cilës zbatohet STANAG-u/AP-i;

Neni 7
Pranimi i STANAG-ut/AP-it të NATO-s dhe standardeve civile për përdorim nga njësitë e Forcave të Armatosura

1. Autoriteti kujdestar, në bazë të planit të standardizimit të Forcave të Armatosura, nis punën për studimin e pranimin e STANAG-ut/AP-it, sipas procedurave dhe dokumentacionit përkatës të NATO-s.

2. Autoriteti kujdestar i STANAG-ut/AP-it cakton grupe ekspertësh për vlerësimin dhe për përcaktimin e statusit të pranimit të tij. Kryetari i grupit të ekspertëve është personi përgjegjës i STANAG-ut/AP-it dhe njihet në NATO si pikë kontakti e vendit për këtë marrëveshje standardizimi.

3. Grupet e ekspertëve hartojnë raportin e vlerësimit të STANAG-ut/AP-it, i cili, sipas procedurave të përcaktuara nga Ministria e Mbrojtjes, diskutohet në bordin e standardizimit dhe pranohet nga ministri i Mbrojtjes.

4. Në rastet kur gjykohet e nevojshme nga personi përgjegjës i standardizimit dhe autoriteti kujdestar, raporti i vlerësimit të STANAG-ut/AP-it dërgohet për mendim në ministritë dhe zyrat e tjera administrative, të cilat janë të detyruara t’ia dërgojnë opinionin e tyre përdoruesit brenda afateve ligjore. Nëse ky opinion nuk është dërguar nga ministritë dhe zyrat e tjera administrative brenda afatit, do të vlerësohet se ato janë dakord me standardin e propozuar.

5. Formati i pranimit të STANAG-ut/AP-it duhet të përmbajë:

a) titullin dhe shënimin e STANAG-ut/AP-it (numri; botimi-muaji-viti; titulli, në anglisht);
b) përkthimin e titullit të origjinalit;
c) vendimin e miratimit në bordin e standardizimit;
ç) shenjën e referencës S.U.SH. STANAG/AP XXXX (S.U.SH -Standard Ushtarak Shqiptar).


Neni 8
Shpallja e STANAG-ut/AP-it të pranuar

1. Miratimi nga ministri i Mbrojtjes i dokumentacionit dhe i vendimit të bordit të standardizimit është pranimi zyrtar i STANAG-ut/AP-it nga Forcat tona të Armatosura. Shpallja e STANAG-ut/AP-it të pranuar bëhet:

a) në NATO, nga Përfaqësia Ushtarake e Republikës së Shqipërisë.
b) në Forcat tona të Armatosura, nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm nëpërmjet planit të veprimit për zbatimin e STANAG-ut/AP-it, i cili duhet të përmbajë detyrimet për angazhimet e mundshme, kohën e zbatimit, strukturat përgjegjëse dhe ato bashkëpunuese.

2. Për STANAG-un/AP-in e pranuar, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura përcakton rregullat dhe strukturën përgjegjëse për regjistrimin dhe arkivimin e tyre.

Neni 9
Konfirmimi për zbatimin e STANAG-ut/AP-it

Autoriteti kujdestar i STANAG-ut/AP-it dhe personi përgjegjës i standardizimit ndjekin punën për zbatimin e tij, sipas afateve të përcaktuara. Konfirmimi për datën e zbatimit të STANAG-ut/AP-it bëhet në NATO nga Ministria e Mbrojtjes (pas raportimit të personit përgjegjës dhe autoritetit kujdestar) në gjuhën angleze, sipas modeleve të përcaktuara për këtë qëllim.
Neni 10

Shpenzimet e procesit të zbatimit të STANAG-ut/AP-it mbulohen nga propozuesi, nëpërmjet sistemit të planifikimit dhe zhvillimit të forcës.

Neni 11
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI


***


AKT NORMATIV


PëR


DISA NDRYSHIME Në LIGJIN NR.10 119, DATë 23.4.2009, “PëR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT”, Të NDRYSHUAR


Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Neni 1

Në nenin 92, të ligjit nr.10 119, datë 23.4.2009, “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, të bëhen ndyshimet e mëposhtme :

1. Në shkronjën “b”, të pikës 1, fjalët “... jo më vonë se data 1 shtator 2010 ...’’ zëvendësohen me “... jo më vonë se data 15 janar 2011 ...’’.

2. Në pikën 3 fjalët “... në datën 1 shtator 2010 ...’’ zëvendësohen me “... në datën 15 janar 2011 ...’’.

Neni 2

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


***

V E N D I M


PëR

MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES “PëR KRIJIMIN E AKADEMISë NDëRKOMBëTARE ANTIKORRUPSION, SI ORGANIZATë NDëRKOMBëTARE”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes “Për krijimin e Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion, si organizatë ndërkombëtare”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


***

V E N D I M


PëR

SHKARKIMIN NGA DETYRA Të KRYETARIT Të KOMUNëS KALAJA E DODëS, Z. BAJRAM HIMALLARI


Në mbështetje të neneve100, pika 2, dhe 115, të Kushtetutës, si dhe të nenit 42, shkronja “a”, të ligjit nr. 8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Shkarkimin nga detyra, për shkelje të rënda të ligjit, të kryetarit të komunës Kalaja e Dodës, z. Bajram Himallari.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletore zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


***

V E N D I M


PëR

MIRATIMIN E DëMSHPëRBLIMIT FINANCIAR PëR ISH-Të DëNUARIT POLITIKë Të REGJIMIT KOMUNIST


Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 9 e 10, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit politikë dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital, sipas listës të përfshirë në anekset “A”, “B” dhe “C”, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Masa e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë dhe familjarët e të dënuarve me dënim kapital, të bëhet me këste, sipas kritereve e kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.

3. Shuma e llogaritur, transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga Ministria e Financave, në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë, të përzgjedhura sipas nenit 33, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, të ndryshuar.

4. Ngarkohen ministri i Drejtësisë dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

***

V E N D I M


PëR


NJë SHTESë Në VENDIMIN NR.591, DATë 23.7.2010, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR DISIPLINIMIN E PëRDORIMIT Të FONDEVE BUXHETORE”, Të NDRYSHUAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 21.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, të nenit 10, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, të ndyshuar, dhe të nenit 38, të ligjit nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, me propozimin e Kryeministrit, të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në fund të shkronjës “dh”, të pikës 1, të vendimit nr.591 datë 23.7.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të shtohen paragrafët, me këtë përmbajtje:
“Përjashtimisht, lejohet Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si autoritet kontraktor, të vijojë normalisht kryerjen e procedurave të prokurimeve të mëposhtme:

i) “Blerje orendish për zyra”, me fond limit 665 834 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e tridhjetë e katër) lekë.
ii) “Blerje pajisjesh kompjuterike”, me fond limit 2 310 618 (dy milionë e treqind e dhjetë mijë e gjashtëqind e tetëmbëdhjetë) lekë.

iii) “Rikonstruksion i mjediseve të brendshme të zyrave të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, me fond limit 1 666 666 (një milion e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë.”.

Përjashtimisht, lejohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe institucionet në varësi të saj, si autoritete kontraktore, të vijojnë normalisht kryerjen e procedurave të prokurimeve të mëposhtme:

i) “Rehabilitimi i argjinaturës së çasit, Shkodër”, me fond limit 130 000 000 (njëqind e tridhjetë milionë) lekë, për vitin 2010 fondi në dispozicion 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë, dhe “Ndërtimi i argjinaturës në Darragjat”, me fond limit 20 000 000 (njëzet milionë) lekë.
ii) “Rehabilitimi i kanalit të Murtemzës (Ura e Gjo-Lulit –Këneta e Vilunit”, me fond limit 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë.
iii) “Mirëmbajtje e hidrovorit, ças, Vilun”, me fond limit 3 445 000 (tre milionë e katërqind e dyzet e pesë mijë) lekë.
iv) Objekteve për rehabilitimin e nënobjekteve të disa digave të rezervuareve, në zonën e Elbasanit, të Lezhës, të Matit, të Tiranës e të Durrësit, sipas tabelës që i bashkëlidhet, me fond limit të përbashkët 59 000 000 (pesëdhjetë e nënte milionë) lekë.
v) “Blerje karburanti”, me fond limit 8 800 000 (tetë milionë e tetëqind mijë) lekë, dhe “Blerje pjesësh këmbimi për makinerinë e rëndë”, me fond limit 2 491 000 (dy milionë e katërqind e nëntëdhjetë e një mijë) lekë, për Bordin e Kullimit, Lezhë.
vi) “Antigen për gjurmimin e brucelozës në gjedhë e alergen në të imta”, me fond limit 5 700 000 (pesë milionë e shtatëqind mijë) lekë.
vii) “Vaksinat për të imtat”, me fond limit 6 100 000 (gjashtë milionë e njëqind mijë) lekë.
viii) “Blerje pajisjesh dhe aparaturash laboratorike për Institutin e Sigurisë Ushqimore të Veterinarisë”, me fond limit 134 857 000 (njëqind e tridhjetë e katër milionë e tetëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë) lekë.
ix) “Riparim i autoveturave të ministrisë”, me fond limit 4 000 000 (katër milionë) lekë.
x) “Shërbim dhe pjesë këmbimi për sistemin e ngrohje - ftohjes të ministrisë”, me fond limit 6 000 000 (gjashtë milionë) lekë.

Përjashtimisht, lejohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet në varësi të saj, si autoritete kontraktore, të vijojnë normalisht kryerjen e procedurave të prokurimeve të mëposhtme:

i) Punimet e projekteve të reja, rikonstruksionet e objekteve, si dhe pajisjet e arsimit bazë, të mesëm dhe profesional, referuar tabelës nr.3, “Projektet e arsimit” që i bashkëlidhet vendimit nr.2, datë 30.7.2010, të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve, “Për shpërndajen e fondeve të zhvillimit të rajoneve”.
ii) Dokumentacionin shkollor (regjistrat dhe amzat), për vitin shkollor 2010-2011, në të gjitha drejtoritë rajonale arsimore.
iii) Shërbimin e transportit të nxënësve e të mësuesve, në 13 drejtori rajonale arsimore dhe zyra arsimore.
iv) Shërbimin e ruajtjes e të sigurisë me roje civile të objektit “Ndërtesa e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”.”.

2. Ngarkohen Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


***


V E N D I M


PëR

MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES, NDëRMJET REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE SHTETIT Të EMIRATEVE Të BASHKUARA ARABE, PëR BASHKëPUNIMIN EKONOMIK, TREGTAR DHE TEKNIK


Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe teknik.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


***

V E N D I M


PëR

SHPRONëSIMIN, PëR INTERES PUBLIK, Të PRONARëVE Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA NDëRTIMI I LINJëS Së TENSIONIT LARTë 400 KV,
TIRANë 2 – ELBASAN 2, QARKU TIRANë

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i linjës së tensionit lartë 400 kV, Tiranë 2 – Elbasan 2, qarku Tiranë, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Shpronësimi të bëhet në favor të “OST” sh.a.-së.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në lekë, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqen e banesës prej 2293 (dy mijë e dyqind e nëntëdhjetë e tre) m² dhe për sipërfaqen e shtyllave prej 3524 (tre mijë e pesëqind e njëzet e katër) m2 tokë bujqësore arë e ullishte, vlerësuar në shumën e përgjithshme prej 101 637 998 (njëqind e një milionë e gjashtëqind e tridhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tetë) lekësh.

4. Fondi prej 101 637 998 (njëqind e një milionë e gjashtëqind e tridhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tetë) lekësh të përballohet nga fondet e “OST” sh.a.-së.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale të shpronësimit, në shumën 2 533 000 (dy milionë e pesëqind e tridhjetë e tre mijë) lekë, të përballohet nga “OST” sh.a.-ja, si subjekt që garanton shpenzimet procedurale të këtij shpronësimi.

6. Shpronësimi të fillojë brenda muajit gusht të vitit 2010 dhe të përfundojë brenda muajit nëntor të po këtij viti.

7. Mënyra e pagesës të bëhet pas paraqitjes së dokumenteve të pronësisë, sipas ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999.

8. Punimet për ndërtimin e linjës së tensionit të lartë 400 kV, Tiranë 2 – Elbasan 2, qarku Tiranë, të përfundojnë brenda muajit dhjetor të vitit 2010.

9. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe “OST” sh.a.-ja për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

***

V E N D I M


PëR

SHPRONëSIMIN, PëR INTERES PUBLIK, Të PRONARëVE Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA NDëRTIMI I LINJëS 400 KV, TIRANë – PODGORICë, QARKU I TIRANëS


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i linjës 400 kV, Tiranë – Podgoricë, qarku i Tiranës, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Shpronësimi të bëhet në favor të OST, sh.a.-së.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në lekë, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen e banesës prej 3 658 (tre mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tetë) m² dhe për sipërfaqen e shtyllave prej 5 319.7 (pesë mijë e treqind e nëntëmbëdhjetë pikë shtatë) m2, tokë bujqësore, arë dhe ullishte, vlerësuar në shumën e përgjithshme prej 134 115 405 (njëqind e tridhjetë e katër milionë e njëqind e pesëmbëdhjetë mijë e katërqind e pesë) lekësh.

4. Fondi prej 134 115 405 (njëqind e tridhjetë e katër milionë e njëqind e pesëmbëdhjetë mijë e katërqind e pesë) lekësh të përballohet nga fondet e OST, sh.a.-së.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale të shpronësimit, në shumën 895 000 (tetëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë) lekë, të përballohet nga OST, sh.a.-ja, si subjekt që garanton shpenzimet procedurale të këtij shpronësimi.

6. Shpronësimi të fillojë brenda muajit gusht 2010 dhe të përfundojë brenda muajit dhjetor 2010.

7. Mënyra e pagesës të bëhet pas paraqitjes së dokumenteve të pronësisë, sipas ligjit nr.8561, datë 22.12.1999.

8. Punimet për ndërtimin e linjës 400 kV, Tiranë – Podgoricë, qarku i Tiranës, të përfundojnë brenda muajit dhjetor 2010.

9. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe OST, sh.a.-ja, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


***
V E N D I M


PëR

PëRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES PëR DHëNIEN ME KONCESION Të HIDROCENTRALIT “MESHTEKEN” DHE MIRATIMIN E BONUSIT Në PROEDURëN PëRZGJEDHëSE KONKURRUESE Që I JEPET SHOQëRISë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Meshteken”, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

2. Miratimin e bonusit prej 3 pikëve për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën përzgjedhëse konkurruese (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “Sheriff Builders”, sh.p.k., për dhënien me koncesion të këtij hidrocentrali.

3. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Meshteken” të kërkojë shprehje interesi dhe të pranojë oferta, për të gjithë pjesën e lirë të skemës ku përfshihet ndërtimi i këtij hidrocentrali.

4. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


***
V E N D I M


PëR

BASHKëPUNIMIN E INSPEKTORATIT SHTETëROR Të PUNëS ME INSTITUCIONET Në VARëSI Të MINISTRISë Së EKONOMISë, TREGTISë DHE ENERGJETIKëS


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.9634, datë 30.10.2006, “Për inspektimin e punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës”, me propozimin e ministrit të Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Inspektorati Shtetëror i Punës bashkëpunon me institucionet në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për:

a) shkëmbimin e informacionit për të dhënat e subjekteve që ushtrojnë veprimtari me leje të posaçme të parashikuara në ligje të veçanta;
b) hartimin e programeve të punës për organizimin e kontrolleve të përbashkëta sipas problematikës;
c) shkëmbimin e informacionit në rastet e konstatimit të shkeljeve të legjislacionit që nuk mbulohen nga institucioni që kryen kontrollin;
ç) bashkëpunimin në rast të hetimit të aksidenteve në punë, si dhe të sëmundjeve profesionale;
d) kryerjen e trajnimeve të përbashkëta për kualifikimin e specialistëve e të inspektorëve;
dh) kryerjen e studimeve për çështje të përbashkëta në fushën e sigurisë e të shëndetit në punë;
e) hartimin dhe zbatimin e projekteve që synojnë përmirësimin e sigurisë e të shëndetit në punë të punëmarrësve.

2. Inspektorati Shtetëror i Punës bashkëpunon me Inspektoriatin Qendror Teknik, për:

a) shkëmbimin e informacionit për të dhënat e subjekteve që ushtrojnë veprimtari me leje nga IQT-ja, një herë në vit;
b) hartimin e programeve të punës për organizmin e kontrolleve të përbashkëta, gjatë të cilave inspektorët e IQT-së kontrollojnë zbatimin e legjislacionit në fuqi për sigurinë në punë të pajisjeve dhe instalimeve elektrike, të enëve nën presion dhe për naftën e gazin dhe nënproduktet e tyre, ndërsa inspektorët e ISHP-së kontrollojnë zbatimin e dispozitave që lidhen me kushtet e punës: kohëzgjatjen e punës e të pushimit, pagat, punësimin e të miturve, të grave shtatëzëna dhe me fëmijë në gji;
c) kryerjen e hetimeve të përbashkëta, në rastet e aksidenteve në punë e të sëmundjeve profesionale, dhe plotësimin nga të dyja palët të dokumentacionit të hetimit të aksidentit /sëmundjeve profesionale;
ç) kryerjen e trajnimeve të përbashkëta për kualifikimin e specialistëve dhe të inspektorëve;
d) kryerjen e studimeve për çështje të përbashkëta në fushën e sigurisë e të shëndetit në punë;
dh) organizimin, një herë në vit, të takimeve të përbashkëta, në nivel inspektorësh/drejtorësh të përgjithshëm.

3. Inspektorati Shtetëror i Punës bashkëpunon me Repartin e Inspektim- Shpëtim - Minierave (RISHM), për :

a) shkëmbimin e informacionit për të dhënat e subjekteve, që ushtrojnë veprimtari me leje minerare nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, një herë në vit;
b) hartimin e programeve të punës për organizmin e kontrolleve të përbashkëta, gjatë të cilave inspektorët e IQT-së kontrollojnë zbatimin e legjislacionit në fuqi për sigurinë në punë të pajisjeve dhe të instalimeve elektrike, të enëve nën presion dhe për naftën e gazin dhe nënproduktet e tyre, ndërsa inspektorët e ISHP-së kontrollojnë zbatimin e dispozitave që lidhen me kushtet e punës: kohëzgjatjen e punës e të pushimit, pagat, punësimin e të miturve, të grave shtatëzëna dhe me fëmijë në gji;
c) në rastet e aksidenteve në punë në subjektet minerare me pasojë vdekjen ose jo të punëmarrësve, inspektorët e punës plotësojnë procesverbalin e aksidenteve në punë (formularin e ISSH-së), bazuar në relacionin e hetimit të aksidentit të përgatitur nga inspektorët e RISHM-it;
ç) kryerjen e trajnimeve të përbashkëta për kualifikimin e specialistëve e të inspektorëve;
d) kryerjen e studimeve për çështje të përbashkëta në fushën e sigurisë e të shëndetit në punë;
dh) organizimin, një herë në vit, të takimeve të përbashkëta në nivel inspektorësh/drejtorësh të përgjithshëm për çështjet e sigurisë e të shëndetit në punë në fushën minerare.

4. Ngarkohen Ministria e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


***


V E N D I M


PëR

BASHKëPUNIMIN E INSPEKTORATIT SHTETëROR Të PUNëS ME INSTITUCIONET Në VARëSI Të MINISTRISë Së PUNëVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.9634, datë 30.10.2006, “Për inspektimin e punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës”, me propozimin e ministrit të Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe të ministrit të Punëve, Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Inspektorati Shtetëror i Punës bashkëpunon me institucionet në varësi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për:

a) shkëmbimin e informacionit për të dhënat e subjekteve që ushtrojnë veprimtari me leje të posaçme, të parashikuara në ligje të veçanta;
b) hartimin e programeve të punës për organizimin e kontrolleve të përbashkëta, sipas problematikës;
c) shkëmbimin e informacionit në rastet e konstatimit të shkeljeve të legjislacionit që nuk mbulohen nga institucioni që kryen kontrollin;
ç) bashkëpunimin në rast të hetimit të aksidenteve në punë, si dhe të sëmundjeve profesionale;
d) kryerjen e trajnimeve të përbashkëta për kualifikimin e specialistëve dhe të inspektorëve;
dh) kryerjen e studimeve për çështje të përbashkëta në fushën e sigurisë dhe të shëndetit në punë;
e) hartimin dhe zbatimin e projekteve që synojnë përmirësimin e sigurisë e të shëndetit në punë të punëmarrësve.

2. Inspektorati Shtetëror i Punës bashkëpunon me Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për sigurinë dhe shëndetin në punë, në fushën e ndërtimit.

3. Inspektorati Shtetëror i Punës bashkëpunon me Kapitenerinë e Përgjithshme të Porteve, për të pajisur me leje inspektorët e punës, me qëllim ushtrimin e kontrolleve për punëmarrësit që punojnë në porte, lidhur me zbatimin e legjislacionit të punës.

4. Për institucionet, që, sipas ligjit, siguria dhe shëndeti në punë është detyrë e tyre, ISHP-ja do të kontrollojë zbatimin e dispozitave që lidhen me kushtet e punës, kohëzgjatjen e punës e të pushimit, pagat dhe punësimin e të miturve.

5. Ngarkohen Ministria e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministria e Punëve Publike dhe Transportit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


***

V E N D I M


PëR

BASHKëPUNIMIN E INSPEKTORATIT SHTETëROR Të PUNëS ME INSTITUCIONET Në VARëSI Të MINISTRISë Së MBROJTJES

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 12, të ligjit nr.9634, datë 30.10.2006, “Për inspektimin e punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës”, me propozimin e ministrit të Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Inspektorati Shtetëror i Punës bashkëpunon me Ministrinë e Mbrojtjes dhe strukturat në varësi të saj, për:

a) shkëmbimin e informacionit për të dhënat e subjekteve që ushtrojnë veprimtari me leje të posaçme, të parashikuara në ligje të veçanta;
b) hartimin e programeve të punës për organizimin e kontrolleve të përbashkëta, sipas problematikës, dhe shkëmbimin e informacionit, në rastet e konstatimit të shkeljeve të legjislacionit, që nuk mbulohen nga institucioni që kryen kontrollin;
c) shkëmbimin e informacionit për subjektet që punojnë në mjedise pune që kanë rrezikshmëri të lartë për sigurinë dhe shëndetin në punë;
ç) shkëmbimin e të dhënave për aksidentet dhe sëmundjet profesionale, që janë kompetencë e Ministrisë së Mbrojtjes, (në bazë të nenit 42, të ligjit nr 10 237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”).

2.Për institucionet ku, sipas ligjit, siguria dhe shëndeti në punë është detyrë e tyre, ISHP-ja do të kontrollojë zbatimin e dispozitave që lidhen me kushtet e punës, kohëzgjatjen e punës e të pushimit, pagat, si dhe punësimin e të miturve.

3. Ngarkohen Ministria e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministria e Mbrojtjes, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ‘Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
***


V E N D I M


PëR

BASHKëPUNIMIN E INSPEKTORATIT SHTETëROR Të PUNëS ME INSTITUCIONET Në VARëSI Të MINISTRISë Së BUJQëSISë, USHQIMIT DHE MBROJTJES Së KONSUMATORIT

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutë, dhe të nenit 12, të ligjit nr.9634, datë 30.10.2006, “Për inspektimin e punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës”, me propozimin e ministrit të Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Inspektorati Shtetëror i Punës bashkëpunon me institucionet në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, për:

a) shkëmbimin e informacionit për të dhënat e subjekteve që ushtrojnë veprimtari me leje të posaçme, të parashikuara në ligje të veçanta;
b) hartimin e programeve të punës për organizimin e kontrolleve të përbashkëta, sipas problematikës;
c) shkëmbimin e informacionit, në rastet e konstatimit të shkeljeve të legjislacionit, që nuk mbulohen nga institucioni që kryen kontrollin;
ç) bashkëpunimin në rast të hetimit të aksidenteve në punë, si edhe të sëmundjeve profesionale;
d) kryerjen e trajnimeve të përbashkëta për kualifikimin e specialistëve dhe të inspektorëve;
dh) kryerjen e studimeve për çështje të përbashkëta në fushën e sigurisë dhe të shëndetit në punë;
e) hartimin dhe zbatimin e projekteve që synojnë përmirësimin e sigurisë dhe të shëndetit në punë të punëmarrësve.

2. Inspektorati Shtetëror i Punës bashkëpunon me Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, për:

a) sigurinë dhe shëndetin në punë të punëmarrësve, të cilët merren me rritjen dhe përkujdesjen e kafshëve;
b) bashkëpunimin me Departamentin e Sigurisë Ushqimore, për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve, që merren me produktet/nënproduktet që kanë rrezikshmëri.

3. Ngarkohen Ministria e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


***
V E N D I M


PëR


MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES Së PARADHëNIES PëR PëRGATITJEN E PROJEKTIT Të PROPOZUAR PëR BURIMET UJORE DHE UJITJEN, NDëRMJET REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë
DHE BANKëS NDëRKOMBëTARE PëR RINDëRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD)


Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Miratimin, në parim, të marrëveshjes së paradhënies për përgatitjen e projektit të propozuar për burimet ujore dhe ujitjen, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), në shumën prej 1 000 000 (një milion) USD.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


***

V E N D I M


PëR

HAPJEN E PROGRAMEVE Të STUDIMIT, “MASTER I NIVELIT Të PARë”, Në FAKULTETIN E SHKENCAVE Të EDUKIMIT, Në UNIVERSITETIN “ALEKSANDëR XHUVANI ”, ELBASAN


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1. Hapjen, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, të programeve të studimit të ciklit të dytë, “Master i nivelit të parë”, në:

a) “Punonjës social me fëmijët dhe familjen”;
b) “Psikolog në institucione”.

2. Programet e studimit “Master i nivelit të parë” realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit akademik.

3. Programet e studimit të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2010-2011.

4. Në përfundim të programeve të studimit lëshohen diplomat “Master i nivelit të parë”, MNP, në:

a) “Punonjës social me fëmijët dhe familjen”;
b) “ Psikolog në institucione”.

5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, pa efekte buxhetore shtesë.

6. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

***

V E N D I M


PëR

HAPJEN E PROGRAMIT Të STUDIMEVE Të CIKLIT Të DYTë, Në FAKULTETIN E DREJTëSISë, Të UNIVERSITETIT “LUIGJ GURAKUQI”, SHKODëR

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 26, 34 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen, në Fakultetin e Drejtësisë, të universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, të programit të studimeve të ciklit të dytë, “E Drejta Kushtetuese dhe Administrative”, në përfundim të të cilit lëshohet Diplomë e Nivelit të Dytë, (DND), në “E Drejta Kushtetuese dhe Administrative”.

2. Ky program studimesh i ciklit të dytë realizohet me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 2 (dy) vite akademike.

3. Programi i studimeve “E Drejta Kushtetuese dhe Administrative” të fillojë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2010-2011.

4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, pa efekte buxhetore shtesë.


5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletore zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

***


V E N D I M


PëR

HAPJEN E PROGRAMIT Të STUDIMEVE Të CIKLIT Të DYTë, Në FAKULTETIN E SHKENCAVE Të LëVIZJES, Të UNIVERSITETIT Të SPORTEVE, TIRANë


Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 26, 34 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen, në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes, të Universitetit të Sporteve, Tiranë, të programit të studimeve të ciklit të dytë, në “Shkenca Sportive”, në përfundim të të cilit lëshohet Diplomë e Nivelit të Dytë, (DND), në “Shkenca Sportive”.

2. Ky program studimesh i ciklit të dytë realizohet me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 2 (dy) vite akademike.

3. Programi i studimeve “Shkenca Sportive” të fillojë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2010-2011.

4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për Universitetin e Sporteve të Tiranës, pa efekte buxhetore shtesë.


5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Sporteve, Tiranë, për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletore zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


***

V E N D I M

PëR

HAPJEN E PROGRAMIT Të STUDIMEVE, “MASTER I NIVELIT Të PARë”, Në FAKULTETIN E SHKENCAVE Të LëVIZJES, Të UNIVERSITETIT Të SPORTEVE, TIRANë


Në mbështetje të nenit 100, dhe të Kushtetutës, të neneve 26, 34 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen, në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes, të Universitetit të Sporteve, Tiranë, të programit të studimeve të ciklit të dytë, “Master i Nivelit të Parë” (MNP), në “Stërvitje Sportive”, në përfundim të të cilit lëshohet diploma Master i Nivelit të Parë (MNP), në “Stërvitje Sportive”.

2. Programi i studimeve “Master i Nivelit të Parë” realizohet me 60 kredite dhe zgjatja normale e tij është 1 (një) vit akademik.

3. Ky program studimesh e fillon veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2010-2011.

4. Efektet financiare, për zbatimin e këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Universitetit të Sporteve, Tiranë, pa efekte buxhetore shtesë.

5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Sporteve, Tiranë, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

***
V E N D I M


PëR

RIORGANIZIMIN E UNIVERSITETIT “ALEKSANDëR MOISIU”, DURRëS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, pika 2, shkronja “b”, 41 e 42, pika 1, të ligjit nr.9741 datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:


1. Riorganizimin e universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, në njësitë kryesore, si më poshtë vijon:

a) Fakulteti i Edukimit;
b) Fakulteti i Biznesit;
c) Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit;
d) Fakulteti i Shkencave Politike - Juridike;
e) Fakulteti i Studimeve Profesionale.

2. Riorganizimin e filialit të këtij universiteti në qytetin e Peshkopisë, si njësi kryesore e universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

3. Fakulteti i Edukimit ofron programe studimi të ciklit të parë në:

a) “Cikël i ulët”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë (DNP)”, në “Mësues i ciklit të ulët”.
b) “Gjuhë angleze”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë (DNP)” në “Gjuhë angleze”.
c) “Ekspert procesi formimi”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Ekspert në proceset e formimit”.
ç) “Psikologji - Sociologji”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë (DNP), në “Psikologji - Sociologji”.
d) “Gjuhë- Letërsi - Anglisht”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Gjuhë- Letërsi - Anglisht”.

3.1 . Fakulteti i Edukimit përbëhet nga departamentet e mëposhtme:

a) Departamenti i pedagogjisë;
b) Departamenti i gjuhëve të huaja;
c) Departamenti i sociologjisë;
ç) Departamenti i psikologjisë.

4. Fakulteti i Biznesit ofron programe studimi të ciklit të parë dhe të dytë në:

a) “Administrim biznesi”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Administrim biznesi”.
b) “Menaxhim - Marketing”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Menaxhim - Marketing”.
c) “Shkenca ekonomike”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Shkenca ekonomike”.
ç) “Financë - Kontabilitet”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Financë – Kontabilitet”.
d) “Bankë - Financë”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Bankë - Financë”.
dh) “Menaxhim turizëm”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Menaxhim turizëm”, në profilet “Menaxhim hotel-restorant”, “Menaxhim turizëm kulturor”, “Menaxhim turizëm arkeologjik”.

4.1 Fakulteti i Biznesit përbëhet nga departamentet e mëposhtme:

a) Departamenti i shkencave ekonomike;
b) Departamenti i menaxhimit;
c) Departamenti i marketingut;
ç) Departamenti i financë – kontabilitetit;
d) Departamenti i turizmit.

5. Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (IT) ofron programe studimi të ciklit të parë në:

a) “Shkenca kompjuterike”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Shkenca kompjuterike”.
b) “Sistemet e informacionit”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Sistemet e informacionit”.
c) “Teknologji informacioni”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Teknologji informacioni”.
ç) “Matematikë - Informatikë”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Matematikë – Informatikë”.
d) “Informatikë - Anglisht”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Informatikë – Anglisht”.

5.1.Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit përbëhet nga departamentet e mëposhtme:

a) Departamenti i shkencave kompjuterike;
b) Departamenti i sistemeve të informacionit;
c) Departamenti i teknologjisë së informacionit;
d) Departamenti i matematikës.

6. Fakulteti i Shkencave Politike - Juridike ofron programet e studimit të ciklit të parë në:

a) “Juridik”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Drejtësi”.
b) “Shkenca politike”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Shkenca politike”.
c) “Administrim publik” në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Administrim publik”.

6.1 Fakulteti i Shkencave Politike - Juridike përbëhet nga departamentet e mëposhtme:
a) Departamenti i drejtësisë;
b) Departamenti i shkencave politike;
c) Departamenti i administrimit publik.

6.2 . Programet e studimit të ciklit të parë në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit (IT) dhe në Fakultetin e Shkencave Politike -Juridike realizohen me 180 kredite, ECTS, dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 (tri) vite akademike.

7. Fakulteti i Studimeve Profesionale ofron programet e mëposhtme të studimit:

a) “Infermieri e përgjithshme”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Infermieri e përgjithshme”.
b) “Ndihmësdentist”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë”, “Ndihmësdentist”.
c) “Menaxhim ndërtimi”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë ” në “Menaxhim ndërtimi”.
ç) “Menaxhim transporti”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë”, në “Menaxhim transporti”.
d) “Asistent ligjor”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë”, “Asistent ligjor”.
dh) “Asistent administrativ”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë”, “Asistent administrativ”.
e) “Teknologji automobilash”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë” në “Teknologji automobilash”.
ë) “Specialist rrjetesh kompjuterike”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë”, “Specialist rrjetesh kompjuterike”.

7.1 Fakulteti i Studimeve Profesionale përbëhet nga departamentet e mëposhtme:

a) Departamenti i mjekësisë;
b) Departamenti i inxhinierisë;
c) Departamenti i mekanikës dhe transportit.

7.2 Programi i studimit i përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 7, të këtij vendimi, në Fakultetin e Studimeve Profesionale realizohet me 180 kredite dhe kohëzgjatja normale është 3 (tre) vite akademike, ndërsa programet e studimit, të përcaktuara në shkronjat “b”, “c”, “ç”, “d”, “dh”, “e” e “ë”, të po kësaj pike, realizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja e tyre normale është 2 (dy) vite akademike.

8. Filiali në qytetin e Peshkopisë, si njësi kryesore e universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, ofron programet e studimit të ciklit të parë në:

a) “Shkenca të administrimit”, me profil “Financë - Kontabilitet”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Financë – Kontabilitet”.
b) “Shkenca të administrimit”, me profil “Bankë - Financë”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Bankë – Financë”.
c) “Shkenca të administrimit”, me profil “Menaxhim - Marketing”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Menaxhim – Marketing”.
ç) Shkenca të administrimit” me profil “Administrim biznesi”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Administrim biznesi”.
d) “Matematikë - Fizikë”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Matematikë – Fizikë”.
dh) “Matematikë - Informatikë”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Matematikë – Informatikë”.
e) “Informatikë - Anglisht”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Informatikë- Anglisht”.
ë) “Gjuhë- Letërsi- Anglisht”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Gjuhë- Letërsi –Anglisht”.
f) “Biologji- Kimi”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Biologji – Kimi”.
g) “Psikologji- Sociologji”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Psikologji – Sociologji”.
gj) “Procese formimi”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Procese formimi”.
h) “Infermieri e përgjithshme”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Infermieri e përgjithshme”.
i) “Drejtësi”, me profil “Asistencë ligjore”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë”, në “Asistencë ligjore”.
j) “Informatikë”, me profil “Rrjete kompjuterike”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë”, në “Rrjete kompjuterike”.

8.1 Filiali në qytetin e Peshkopisë, si njësi kryesore e universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, përbëhet nga departamentet e mëposhtme:

a) Departamenti i ekonomisë;
b) Departamenti i edukimit;
c) Departamenti i shkencave të aplikuara.

9. Programet e studimit të ciklit të parë në filialin e qytetit të Peshkopisë, si njësi kryesore e universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, të përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç”, “d”, “dh”, “e”, “ë”, “f”, “g”, “gj” e “h”, të pikës 8, të këtij vendimi, realizohen me 180 kredite, ECTS, dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 (tre) vite akademike, ndërsa programet e përcaktuara në shkronjat “i” dhe “j” të po kësaj pike, realizohen me120 kredite, ECTS, dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 (dy) vite akademike.

10. Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) do të vijojë të funksionojë në përputhje me vendimin nr.827, datë 11.6.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për hapjen pranë universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP), dhe për mënyrën e funksionimit të tij për periudhën kalimtare”.

11. Vendimet e Këshillit të Ministrave, që kanë dalë për universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, dhe që bien në kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohen.

12. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


25/08/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›