Kryeministri Berisha Shqiptaret do ta perdorin me dinjitetin me te madh lirine e levizjes
Ne mbledhjen e grupit parlamentare te Partise Demokratike kryeministri Berisha ka pershendetur edhe njehere vendimin e Ministrave te Brendshme te vendeve anetare te Bashkimit Evropiane per liberalizmin e vizave per Shqiperine.
Kryeministri Berisha ka shprehur mirenjohjen e qeverise dhe te gjithe shqiptareve per vendimin e marre duke garantuar se shqiptaret do te dine te ta shfrytezojne ne menyren me dinjitoze kete liri qe fituan dhe do te deshmojne se lirine e levizjes do ta perdorin me dinjitetin me te madh pa krijuar edhe problemin me te vogel ne vendet qe do te vizitojne.
Me gjere ne fjalen e tij kryeministri u shpreh
Mrekullia tjeter ndodhi pas anetaresimit ne NATO kjo eshte mrekullia e dyte per shqiptaret. Do te perifrazoj mesazhin e nje qytetari kjo dite qe 70 vjet me pare do tu mbillte shqiptareve dhunen terrorin me te eger ne historine e tyre kjo dite pas 70 vitesh shnderrohet ne nje nga ditet me te bardha me te medha te lirise se ketij kombi dhe te ketyre qytetareve.
Eumlshte nje rast per te shprehur mirenjohjen me te thelle ndaj te gjithe atyre qe vendosen kete besim te madh mbi shqiptaret sepse pas anetaresimit ne NATO ky eshte akti me madhor i besimit i deshmuar ndonjehere ndaj qytetareve shqiptare dhe Shqiperise. Por ne rrafshin e lirive individuale kjo eshte arritja jone me madhore pas shembjes se perdes se hekur.
Sikunder une dua te falenderoj me mirenjohje ju zoterinj deputet per kontributin tuaj te madh qe dhate ne reformat e medha te cilat bene te mundur kete hop te madh ne lirine e shqiptareve. Pa ligjet dhe vendimet e ketij parlamenti ky vendim do te ishte nje horizont i larget per shqiptaret. Te falenderojme te gjithe punonjesit e institucioneve shteterore te ketij vendi qe me perkushtimin e tyre me zbatimin e reformave bene te mundur qe te tjeret te shprehin besimin me te larte ne tere historine tone ndaj nesh.
Njekohesisht une jam sot ketu per te garantuar te gjitha vendet anetare te Bashkimit Evropian se ky besim i madh merret njekohesisht si nje pergjegjesi e madhe nga autoritete shqiptare dhe se ne qendrojme te pergatitur per bashkepunim te ngushte dhe total me qeverite e secilit prej ketyre vendeve per te zhdukur per te zeruar cdo lloj te pasojes negative te ketij vendimi mbi vendet dhe shoqerite e tyre por une kam besim se ajo qe e ka karakterizuar dhe e karakterizon kete komb mirenjohja si virtyt me kryesor do te beje qe shqiptaret ta shfrytezojne ne menyren me dinjitoze kete liri qe fituan dhe do te deshmojne se lirine e levizjes do ta perdorin me dinjitetin me te madh pa krijuar edhe problemin me te vogel ne vendet qe do te vizitojne.
Asnje komb asnje shoqeri nuk ka nevoje me te madhe sesa ne per te levizur pa viza per te vizituar vlerat e medha te qyteterimit perendimor ne kontinentin evropian sepse jemi edhe me pak te dale. Ne kemi shenuar nje hop te madh ne imazhin e ketij vendi ne vleresimin e ketij vendi ne besimin e ketij vendi.
Le ta perdorim kete per te shpejtuar zhvillimin per te ecur te sigurt drejt begatise dhe ne procesin e integrimin Evropian si e ardhmja me e shkelqyer e qyteteve shqiptare dhe e Shqiperise. Edhe njehere fjalen me te para qe vijne ne mendje jane mirenjohja e thelle ndaj atyre qe bene te mundur kete moment kete vendim si me i rendesishem per lirite e shqiptareve pas renies se perdes se hekurt.
08/11/2010