Kryeministri Berisha pershendet vendimin perfundimtar te qeverive te vendeve anetare te BE per liberalizmin e vizave per Shqiperine

U krye Dhe kjo ne nderimin me te madh respektin me te thelle ndaj atyre qe 20 vjet me pare me dy gishtat lart mbushen rruget dhe sheshet e Tiranes nen moton E duam Shqiperine si gjithe Evropa
Sot qeverite e vendeve anetare te BE moren ne Bruksel vendimin perfundimtar qe qytetaret shqiptare te levizin te lire ne hapesiren evropiane te lirise. Vendimi i sotem shenon shnderrimin ne realitet te endrres me te bukur te te rinjve shqiptare te qytetareve shqiptare shenon arritjen me te madhe per lirine dhe dinjitetin e tyre pas renies se perdes se hekurt. Por dua te theksoj se ky eshte mesazhi me miqesor qe kombet e Evropes qeverite e tyre ju dergojne shqiptareve ne 98 vjetorin e pavaresise se vendit te tyre.
Ne do te kremtojne pavaresine e vendit tone me dinjitetin me te madh se kurre. Ky vendim eshte urimi me i perzemert qe kombet e Evropes ju dergojne qytetareve shqiptare ne 20 vjetorin e shembjes se murit te Berlinit ne Tirane e themelimit te pluralizmit themelimit te forces se pare politike opozitare te vendit qe do te shnderrohej ne lokomotiven e integrimit te tij. Ne do te kremtojme kete 20 vjetor me endrren tone evropiane te shnderruar ne realitet. Por ky vendim eshte dhe kartolina me e bukur e jetes qe qytetaret shqiptare marrin per festat e fundvitit per krishtlindjet dhe vitin e ri. Si nje prej kombeve me qyteteruara evropiane ne do te festojme keto festa me te gezuar se asnjehere ne historine tone.
Ndaj dhe ne emer te qytetareve shqiptare dua tu shpreh mirenjohjen time me te thelle. Zoti bekofte ata kombet e tyre flamurin e Evropes se bashkuar por dhe dua ti garantoj se kjo qeveri qendron e vendosur per bashkepunimin me te ngushte dhe total ne menyren qe ky akt madhor besimi historik ndaj Shqiperise dhe shqiptareve te mos krijoje ne vendet ne qytetet e tyre as dhe problematiken me te vogel perkundrazi te shperblehet ky besimi i madh me miresine e merituar.
Te dashur qytetare dhe qytetare shqiptare
Ky vendim vjen si nje shperblim i madh per sakrificat tona mbinjerezore per liri dhe dinjitet. Asnje komb asnje shoqeri asnje qytetar i hapesires evropiane kontinentit evropian dhe me gjere nuk ka vuajtur nuk ka perjetuar erresiren e izolimit me te thelle dhe poshterimin e tij. Ne jemi te vetmit qe do te shenonim ne vitet 90 eksodet me biblike ne shembjen e perdes se hekurt. Ne jemi te vetmit qe numerojme me dhjetera e dhjetera te rinj te rene ne kufi nga janari i vitit 90 deri ne dhjetorine tij. Trupa te zvarritur neper qytete dhe kjo vetem e vetem se diktatura donte me cdo kusht te terrorizonte shqiptaret.
Ndajdhe eshte nje moment per te shprehur nderimin me te madh ndaj martireve te levizjes se lire ndaj viktimave te shumta ne ujerat e Otrantos apo malet e vendit per shkak te mungeses se nje vize.
Heqja e vizave per Shqiperine dhe shqiptaret ne jeten e cdo qytetari shqiptar perben arritjen me te madhe pasi brenga malli i shqiptareve per njerezit e tyre ka kufijte e Evropes.
Sot shqiptaret nuk do te jene kurre me te ndare per se gjalli me njerezit e tyre me te dashur. Por ky akt madhor perben gjithashtu per shqiptaret banoret me te vjeter te ketij kontinenti hapjene dyerve per tu njohur me trashegimite me te medha me te cmuara te qyteterimit boteror qe gjenden ne Evrope perben gjithashtu shansin dhe mundesine per tu njohur gjithashtu me vlerate medha mbi te cilat eshte ndertuar Evropa e bashkuar. Qytetaret shqiptare do te mund te levizin ne nje hapesire qe shtrihet qe nga brigjet e Qipros e te Maltes deri ne fjordete vendeve nordike.
Te rinjte shqiptare nuk do te kene me kufizime ne ambiciet dhe pasionet e tyre te lirise. Ky vendim para se gjithash dhe mbi te gjitha eshte vendim besimi ndaj ketij vendi ndaj ketyre qytetareve ndaj kesaj shoqerie. Ky vendim eshte fund e krye i merituar. Ky vendim u be i mundur vetem e vetem pasi qeveria shqiptare me zero tolerance vendosi para ligjit njera pas tjetres mbi 200 banda dhe grupe kriminale qe perbenin rrezik te vertetet jo vetem per shqiptaret por edhe per Evropen.
Ky vendim u be i mundur pasi qeveria shqiptare me vendosmeri te madhe luftoi korrupsionin dhe u faktoi te gjithe partnereve tane se suksesi I luftes kunder korrupsionit eshte nje nga arritjet madhore te kesaj qeverie. Ky vendim u be i mundur ne saje te atij universi reformash qe bene qe Shqiperia te behej anetare e plote e Aleances se Atlantikut te Veriut dhe te permbushte me dinjitet te gjitha detyrimete kesaj anetaresie.
Ky vendim u be i mundur vetem e vetem pas zgjedhjeve te lira dhe te ndershme pasi qeveria shqiptare u faktoi partnereve evropiane dhe mbare botes se ka vullnet te hekurt qe qytetaret shqiptare te votojne ne lirine e tyre dhe vota e tyre te respektohet. Ky vendim u be i mundur pasi me reformat e thella u shkeputem nga prapambetja shekullore ne sistemin tone te gjendjes civile dhe vendosem sistemin me modern vendosem sistemet me moderne ne pikat e kalimit te kufijve ne analizen e rriskut vendosem dhe pajisem qytetaret shqiptare me dokumentet me te shkelqyera te identitetit.
Zonja dhe zoterinj
Vendimi u be i mundur pasi ne beme Shqiperine nje vend te preferuar te respektuar te sigurte per qytetaret e vet dhe per mbare Evropen dhe boten. Ky vendim eshte historik ne rrafshin e besimit ndaj Shqiperise dhe shqiptareve por perben gjithashtu nje ogur shume te bardhe per ekonomine shqiptare. Levizja e lire eshte gjaku dhe qarkullimi i tij ne nje ekonomi. Kurre me pare kjo levizje nuk ka patur permasat qe merr nga vendi i sotem.
Edhe njehere shpreh mirenjohjen time me te thelle ndaj atyre qei deshmuan kete besim historik ndaj Shqiperise dhe shqiptareve. Por nje mirenjohje me te madhe me te thelle ndaj te gjithe shqiptareve qe kontribuuan me perkushtimin e tyre me trimerine e tyre me guximin e tyre me mencurine e tyre me ndershmerine e tyre ne reformat e medha pa te cilat ky vendim nuk mund te merrej sot.
Edhe njehere u krye
Gezuar per te gjithe shqiptaret
08/11/2010