Kryeministri Berisha përshëndet pranimin e qytetit të Beratit në UNESCO
Kryeministri Berisha, në mbledhjen e sotme të qeverisë, përshëndeti vendimin e Organizatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore (UNESCO), e cila në unanimitet votoi për përfshirjen e qytetit të Beratit në këtë organizatë.
Duke uruar qytetarët e Beratit për këtë lajm të gëzuar, Kryeministri u shpreh se përfshirja e qytetit të Beratit në listën e trashëgimive kulturore më të rëndësishme në botë është një tjetër premtim i mbajtur nga qeveria që ai drejton. “Qyteti i Beratit u shpall trashëgimi kulturore botërore dhe kjo është një ngjarje jashtëzakonisht e gëzuar jo vetëm për qytetarët e Beratit, por për të gjithë shqiptarët. Ky ishte një premtim solemn që kishim bërë tre vjet më parë dhe ishte një premtim u mbajt. Berati i mijëvjeçarëve e meritonte të shpallej trashëgimi kulturore botërore”, u shpreh Kryeministri Berisha.