E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e grupit TERNA S.A.

Kryeministri Berisha priti në një takim përfaqësuesit e grupit TERNA S.A, të kryesuar nga George Peristeris.

Grupi TERNA S.A prezantoi projekt-idetë për ndërtimin e një termocentrali me lëndë të parë, qymyr dhe ndërtimin e një porti në zonën e Semanit.

Kryeministri Berisha përgëzoi investitorët grekë për projektet konkuruese dhe i informoi se për këto projekte kanë shprehur interes edhe kompani të tjera.

Kryeministri Berisha siguroi investitorët grekë se do të kenë mbështetjen e qeverisë së tij për të mundësuar investimet në Shqipëri, konform rregullave dhe ligjeve në fuqi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›