Kryeministri Berisha përshëndet vendimin e G8-ës për të ndërtuar 1000 centrale nukleare
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kryeministri Berisha kërkoi nga ministri i Energjetikës z. Genc Ruli të përshpejtohen procedurat për ndërtimin e centralit nuklear në Shqipëri. Duke marrë shkas nga Samiti i vendeve të G8-ës, ku një ndër temat e diskutuara ishte ndërtimi i 1000 centraleve nukleare, Kryeministri u shpreh se nuk ka arsye që Shqipëria të mos jetë një nga ato vende që të ndërtojë një nga këta një mijë centrale.
“Dje, tetë nga vendet më të fuqishmit e botës diskutuan gjatë Samitit për ndërtimin e 1000 centraleve nukleare. Ndaj, zoti Ruli të shpejtohet ndërtimi i centralit bërthamor në Shqipëri sepse nuk ka pse Shqipëria të mos ketë ketë një nga këta një mijë centrale. Po vjen era nukleare dhe uroj që opozita të dalë nga antiglobalizmi dhe ti bashkohet kësaj nisme. Kjo ka rëndësi sepse antiglobalizmi është një lloj opozitarizmi jashtëzakonisht i pafrytshëm”, u shpreh Kryeministri Berisha.