Kryeministri inspekton situaten ne disa nga zonat e permbytura problematike ne rrethin e Shkodres
Kryeministri Berisha i ndodhur qe prej oreve te para te mengjesit ne Shkoder ku drejtoi mbledhjen e Shtabit te Emergjences Civileinspektoi situaten ne disa nga zonat e permbyturaproblematikesi pasoje e vazhdimit te reshjeve te shumta te shiut dhe prurjeve te medha te lumenjve.
Kryeministri u ndal ne lagjen Xhabije ne hyrje te qytetit te Shkodresne fshatin Kuc te komunes Guri i Zi ne Uren e Spatharit si dhe ne Mali i Jushit ne komunen Bushat.
Gjate inspektimit ne lagjen Xhabije te qytetit te Shkodres Kryeministri Berisha tha se megjithese po behen perpjekje te medha per ti zvogeluar permbytjet nuk perjashtohen.
Situata ne Shkoder - tha Kryeministri - nuk eshte e mire. Lumi i Bunes ka prurje te shumta te cilave ju bashkohen edhe lumenjte e Alpeve qe derdhen ketu.
Ne themel te nisjes se kesaj situate ka qene fryrja e liqenit. Prurjet ujore te ketij viti kane qene ne kulmin e veres 7 here me te medha sesa veren e meparshme.Ne rast se veren e kaluar prurjet e Drinit kane zbritur 12 m3/sekonde kete vere kane mbetur ne 70 m3/sekonde.
Kryeministri njoftoi se situata po koordinohet edhe me Malin e Zi ku edhe atje ka zona te tera te permbytura per nderhyrje te perbashket anes Bunes. Ne Shkoder ndodhet aktualisht edhe zevendes ministri i Malit te Zi.
Sot kam urdheruar ministrin e Financave te ndryshoje buxhetin dhe te filloje projekti i thellimit te Bunes i cili eshte nje projekt nder me te kushtueshmit por i domosdoshem dhe duhet te filloje. Permbytjet kane qene te shumta ne Shkoder per shkak te reshjeve te medha dhe ky eshte viti i reshjeve te medha. Nese nuk eshte permbytur me pare nuk do te thote se nuk ka pasur apo se sot mungon infrastruktura perkundrazi nga vjet deri sivjet jane bere nje seri investimesh por kete situate nuk e perballon dot. Thellimi i Bunes do te shtoje rrjedhjen ne Bune me 30 perqind por thellimi me i madh do ta gjymtonte Shkodren per shkak te liqenit. Pra eshte nje ekuiliber ekologjik i cili duhet te ruhet. Digat jane nje mbrojtje e madhe e Shkodres. Imagjinoni cdo te ndodhte me Shkodren nese nuk do te ishin digat dhe nga Alpet te vinin me mijera meter kub uje drejt ultesires tha Kryeministri.
Kryeministri drejtoi apelin se evakuimi eshte i nevojshem duke siguruar se qytetaret do te kene mbeshtetjen e plote te qeverise dhe pushtetit vendor. Ju i shihni lajmet dhe ne nje pjese te Evropes ka jo pak viktima per shkak te motit te keq ndersa fatmiresisht tek ne nuk ka viktima.
Kryeministri Berisha inspektoi me pas situaten ne fshatin Kuc te komunes Guri i Zi. Pasi u njoh me situaten dhe masat e marra Kryeministri pergezoi kryetarin e komunes Broz Marku prefektin dhe kryetarin e qarkut te Shkodres qe si edhe kryetari i bashkise se Shkodres dhe kryetaret e komunave te tjera me perkushtim te madh po perballen me nje situate te rende. Kryeministri garantoi se qeveria do ti mbeshtese me te gjitha mjetet per ta kapercyer kete situate me pasojat me te vogla.
Rendesi kryesore - u shpreh Kryeministri - eshte qe te mos keni asnje humbje ne jete njerezore dhe duhet te bejme evakuim te familjeve. Te mos harrojme se jane vende shume me te fuqishme se ne qe ne kete mot te madh kane jo pak viktima. Ndaj duhet te bejme evakuimin e popullates dhe me pas te gjese se gjalle.
Kryeministri tha se qeveria do te jete prane qytetareve per rivitalizimin dhe rikompensimin e te gjitha demeve te shkaktuara. Ne komunen tuaj ju keni paraqitur nje liste projektesh qe te gjitha jane te miratuara dhe jane ne buxhetin e ketij viti. Jane 5 projekte ujesjelles shkolla e rruge te cilat do te jene ne buxhetin e ardhshem u shpreh Kryeministri.
Me pas Kryeministri u ndal ne komunen Bushat. Edhe ketu Kryeministri siguroi kryetarin e komunes dhe banoret se do te kene te gjithe mbeshtetjen dhe mjetet e nevojshme per evakuimin e tyre. Ne rast se do te jete e nevojshme per transportimin e te semureve do te aktivizohen edhe helikoptere.
Une ju falenderoj se ju keni bere pune te mire me forcat e policise dhe te ushtrise por duhet te pergatitemi se parashikimet e motit thone se do te kete nje mot te keq per dy jave. Ne do te bejme te pamunduren qe askush te mos pesoje gje por as edhe bagetia. Ne duhet te pergatitemi sepse motin nuk e kemi ne dore. Duhet te gjejme rruget me te mencura me te studiuara per te kapercyer kete situate. E theksoj per ne ka rendesi qe ju te evakuoheni dhe pastaj bagetia. Komuna ushtria policia e qeveria do te jene 24 ore me ju u shpreh Kryeministri.
I pyetur per deklaraten e sotme te kryetarit te Partise Socialiste z. Edi Rama Kryeministri Berisha u shpreh se komenti im i vetem eshte qe fatkeqesite natyrore jane fatkeqesi natyrore. Une po merrem intensivisht me Shkodren por po merrem dhe me Tiranen e permbytur dhe do te merrem me cdo pjese te territorit te ketij vendi. Ndersa zoterine e tij ju e pate pas nje turpi kombetar qe beri. Ne ndergjegjen time do te mbetet gjithnje e hapur keqardhja qe nuk e shkarkova per ate rrugaceri politike qe beri diten e flamurit duke e lene qytetin ne nje situate te denje vetem per te. Por une e bera shpjegimin dhe per sa kohe eshte kryetar i Partise Socialiste u vetekufizova pasi me te duhej te flitej ndryshe me ate qe beri. Ne po bejme gjithcka per te mos u permbytur me.
Menaxhimi i kaskades eshte bere ne menyren me te pergjegjshme. Natyrisht ne pergatitemi per cdo lloj situate per te ndihmuar Shkodren dhe qytetaret e saj kudo qe jane.
02/12/2010