E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret ministrin italian te Politikave Agrare Ushqimore dhe Pyjore Giancarlo Galan

Kryeministri Berisha priti sot ne takim ministrin italian te Politikave Agrare Ushqimore dhe Pyjore Giancarlo Galan.

Ministri Galan shprehu kenaqesine qe ndodhej per vizite ne nje vend mik si Shqiperia ne te cilen theksoi ai sa here qe vij gjej ndryshime mbreselenese.

Kryeministri Berisha shprehu mirenjohjen per popullin dhe qeverine italiane per ndihmen e cmuar dhe mbeshtetjen e madhe qe i kane dhene dhe japin per zhvillimin e Shqiperise dhe progresin ne rrugen e saj te integrimit europian.

Ne takim u diskutua per zgjerimin e bashkepunimit ne fushen e bujqesise mes dy vendeve. Kryeministri Berisha e njohu ministrin Galan me zhvillimet pozitive vitet e fundit ne fushen e bujqesise ne Shqiperi dhe u ndal vecanerisht ne dy projektet madhore kombetare projektin e ullirit dhe ate te drureve frutore arrore. Ne kete drejtim u shpreh Kryeministri Shqiperia mund te perfitoje nga njohurite dhe pervoja e gjate e Italise.

Nje aspekt tjeter shume te rendesishem ne bashkepunimin midis dy vendeve Kryeministri Berisha konsideroi edhe certifikimin e produkteve shqiptare. Kryeministri theksoi se Shqiperia mund te perfitoje nga eksperienca italiane edhe per certifikimin e produkteve shqiptare te cilat i cilesoi produkte te shkelqyera dhe ne kete aspekt vecanerisht ndihma dhe bashkepunimi me qendrat kerkimore-shkencore italiane do te ishte e vyer.

Agroturizmi u konsiderua nje tjeter fushe bashkepunimi per te cilen Kryeministri u shpreh se eshte i nje rendesie te madhe dhe fushe prioritare per qeverine.


03/12/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›