E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pershendet rezultatin e zgjedhjeve ne komunen e Mokres

Kryeministri Berisha ne fjalen e tij ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike u ndal tek zgjedhjet e pjesshme lokale qe u zhvilluan te dielen ne komunen e Mokres. Kryeministri Berisha pershendeti zgjedhesit e Mokres te cilet me voten e tyre votebesuan mazhorancen dhe koalicionin duke nxjerre fitimtare kandidatin e perbashket te propozuar nga Levizja Socialiste per Integrim. Kryeministri e cilesoi fitoren ne Mokerr te nje rendesie te vecante dhe deshmi e nje besimi te madh ne rritje tek Koalicioni i Integrimit.

Duke ftuar kryetarin e Partise Edi Rama qe te njohe rezultatin e ketyre zgjedhjeve kryeministri garantoi se mazhoranca do te jape gjithmone kontributin e saj qe ne Shqiperi te zhvillohen zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Ceshtja e dyte ne te cilen u ndal kryeministri gjate fjales se tij ishte ndertimi i parlamentit te ri i cili perben ndertimin me te rendesishem qe vendi ben per te kremtuar e per te pritur me dinjitetin me te madh 100 vjetorin e shpalljes se pavaresise se vendit.

Kryeministri Berisha foli gjithashtu edhe per arsimin duke u ndalur tek sistemi i Bolonjes dhe masterave duke shprehur se qendrime me fleksibel ne arsimin e larte jane te domosdoshme per te njohur vleresuar dhe reflektuar ndjesite projektet e studenteve dhe studenteve shqiptare.

Me gjeresisht ne fjalen e tij kryeministri Berisha u shpreh

Le te pershendesim shume perzemersisht zgjedhesit e Mokres te cilet ne nje votim te shkelqyer votebesuan mazhorancen koalicionin dhe nxoren fitimtare kandidatin e perbashket te propozuar nga Levizja Socialiste per Integrim. Fitorja ne Mokerr eshte e nje rendesie te vecante eshte deshmi e nje besimi te madh ne rritje tek ky koalicion Koalicioni i Integrimit.

Komuna ka qene e qeverisur nga Partia Socialiste por me kete test nisi dhe ndryshimi i madh elektoral. Ftoj zotin Edi Rama te njohe rezultatin e garantoj se kudo do te kete nje proces te lire dhe te ndershem sikunder te shfrytezoje te gjitha prerogativat ligjore ne rast se ka verejte.

Garantoj zgjedhesit e Mokres se autostrada Qafe Pllocke-Qukes do te vazhdoje pa nderprerje i garantoj ata se se bashku do te ndertojme Mokren turistike. Ju nuk e njihni se cfare thesaresh turistike mbart Mokra ne gjirin e saj. Ato presin urbanizimin e zones per tu bere nga vendet me te preferuara turistike te Shqiperise. Mokra duhet ta mbani mend gjithmone se bashku me Dukagjinin jane konservatet gjenike te kombit ne histori.

Ndaj dhe me kete votim kjo eshte nje kthese e madhe. Kjo eshte nje kthese qe do te beje qe qytetaret e Mokres te rikthehen ne zonen e tyre te bukur mahnitese per bukurite e saj natyrore por edhe per burimet qe ka mbi te gjitha burimet turistike. Duhet ta pranojme se me kete vote votuan per te ardhmen por votuan ne menyre absolute edhe kunder 20.

Zonja dhe zoterinj deputet

35 kateshi monumenti me i nxire i korrupsionit ne historine e ketij vendit maja e tij duket nga mbare Shqiperia nga Mokra dhe Valbona nga Konispoli dhe Vermoshi nga luginat dhe majat e maleve ngado qe qytetare hedhin veshtrimin drejt kryeqytetit. U del sahati Bulevardi Deshmoret e Kombit u dalin ministrite por per fat te keq u del edhe shtylla e turpit apo monumenti i 20 35 kateshet tek diga e liqenit qe ju garantoj ju se nuk do te ndertohet. Edhe ne kete aspekt zgjedhesit e mencur te Mokres meritojne pershendetje te vecante votuan kunder 20.

Ceshtja e dyte qe une dua te shtroj ketu eshte ceshtja e ndertimit te parlamentit.

Nuk eshte kjo thjeshte nje vullnet kjo eshte nje domosdoshmeri. Ky vend qe ka vuajtur me shume se cdo vend tjeter ne historine e tij per nje parlament tempull demokracie tani qe e ka nuk mund te mos i jape te gjithe atributet dhe gjithcka ai meriton.

Eumlshte ne dinjitetin e vendit te kete ndertesen me kryesore te Shqiperise ndertesen e parlamentit.

Fati e dha qe terreni te jete aty ky e meriton nuk mundet qe ne mes te Tiranes te nxije piramida e ndertuar per te perjetesuar perkujtimin e diktatorit me te eger te Evropes se pas luftes njeriut qe Bashkimi Demokrat Evropian ne deklaraten e Parisit ne vitin 1991 do ta cilesonte Hitlerin e pas luftes se dyte boterore.

20 vjet me pare ne shembem shtatoren e tij ne Sheshin Skenderbej tani piramida e tij do ti leshoje vendin parlamentit tempullit te demokracise se shqiptareve.

Mund te kishte dhe shesh tjeter per ta ndertuar por une mendoj se vendi me ideal per ndertimin e tij eshte aji qe ka propozuar grupi i deputeteve dhe qe u vendos u votua ne parlament. Dua te informoj se ne bisedimet paraprake pala tjeter ishte dakord ne te gjitha por me pas se nje ze na vjen nga piramida dhe ata nuk mund ta pranojne. Ne qofte se ka force politike e cila per hir te rrenjeve te shkuara te saj duhet te gjente force morale per te votuar do te ishte Partia Socialiste e cila fillimisht ishte dakord por me pas nje fantazim na erdhi ne seli tha dikush dhe na tha se kete nuk mund ta beni dhe e kundershtuan por megjithate parlamenti do te jete i gjithe shqiptareve nje nga ndertesat me te bukura me moderne te kryeqytetit dhe do te behet cdo gje qe ta inaugurojme ne nderim te 100 vjetorit te pavaresise se vendit. Ne nderim dhe respekt te madh te atyre burrave qe ne koherat me te veshtira dhe me te stuhishme per kombin shqiptare ngriten flamurin ne Vlore shpallen Shqiperine te pavarur ngjarje e cilat u bene percaktuese per te ardhmen e kombi shqiptare.

Keshtu qe komiteti duhet te ngrihet sa me shpejt te funksionoje me intensitet natyrisht ajo do te jete ndertesa me e bukur me dinjitoze e kryeqytetit. Konkurs nderkombetar me studiot arkitekturore me serioze te botes qeveria do te mobilizoje cdo gje.

Zonja Kryetare eshte e rendesishme qe komiteti te racionoje kohen cdo dite nje veprim ne menyre qe qytetaret shqiptare ta shohin parlamenti e ri sa me shpejt te ndertuar dhe sa me te bukur.


Nje ceshtje te trete qe dua te sjelle ne vemendje eshte problemi i sistemit te Bolonjes dhe te masterave.

Pavaresish nga thirrjet qe u eshte bere Universiteteve qe ato te percaktojne kuotat qe duan serish grupe studentesh nga fakultete te ndryshme me informojne se nuk po ju jepet e drejta per te ndjekur masterin sipas ketyre mesazheve qe une marr per shkaqe te kufizimit te kuotes nga qeveria. Une di shume mire qe Ministria e Arsimit ne menyre te perseritur ka kerkuar rritjen e kuotave nga fakultetet por une dhe njehere dua tu bej thirrje sikunder Ministria e Arsimit duhet te dergoje shkrese se nuk do te kete asnje kufizim per te gjitha projektet qe ato jane te gatshem ti zbatojne ne master. Qellimi i sistemit te Bolonjes nuk eshte qe te ndaje dhe te denoje njerez qe disa ti lere 3 vjecar dhe disa te tjere ti beje 4 apo 5 vjecar jo absolutisht.

Ne kete kontekst qellimi eshte se ne rast se ti studion 3 vjet dhe deshiron te besh nje pauze rrethanat i ke te tilla do te ndjekesh punen dhe me pas tu rikthehesh studimeve kete mundesi te krijon sistemi i Bolonjes. Te njeh dhe te vlereson 3 vitet qe ke bere por ai sistem nuk ka asnje qellim te pengoje te marresh masterin profesional apo masterin shkencor. Sikunder Ministria e Arsimit dhe shpresoj dhe shoqata e Rektoreve do te marrin masa per te hequr nga Universitetet cdo lloj ngjashmerie me repartet ushtarake ne kuptimin qe cdo student per arsye te ndryshme mund te nderprese studimet ne cilen kohe te doje dhe ti rikthehet Universitetit atehere kur ai ka mundesi Universiteti nuk eshte ushtri hyre dhe do ta kryesh sherbimin ushtarak. Ka ngjarje njerezore qe i detyrojne studentet te ndjekin nje projekt tjeter.

Une jam qe Rektorati Dekanati te percaktoje te gjithe kushtet e ndjekjes se leksioneve e ndjekjes se seminareve e dhenies se provimeve por vete studenti do te kete te drejten pa asnje lloj kufizimi qe une kete vit nuk mund te rri ne fakultete sepse kam nje probleme familjar apo personal. Universitetet nuk jane dhe nuk mund te jene reparte ushtarake ushtria eshte ushtria aty do te hysh dhe do besh periudhen e caktuar.

Kjo i ben me fleksibel universitet tona sikunder u jep mundesi studenteve dhe studenteve qe per ndodhite e tyre gjate studimeve universitare te mos humbasin fillin e perfundimit te universitetit.

Nuk eshte ky thjeshte nje standard aksidental ky eshte nje standard oksidental perendimor dhe kjo kerkon te dalim nga disa skema qe koha i ka bere te pa vlefshme. Nuk ka asgje kunder kerkeses kerkesat te forcohen madje ne menyre absolute do te shkohet duke u forcuar por i konsideron te gjitha ndodhite njerezore preferencat. Kerkohet te shtohet stafi pedagogjik sidomos kjo e masterave le ta shtojme ne e konsiderojme historike arritjen qe kete vit 70 e atyre qe mbaruan shkollat e mesme hyne ne universitete por historike do te jete edhe me shume kur ne vitet e ardhshme kontingjentet mbi 90 te atyre qe kane mbarua shkollat 9-vjecare hyjne ne gjimnaze dhe hyjne ne universitete atehere do te kete nje kontingjent shume me te madh.

Mendoj se jane kapur shume mire keto dy tregues tani me cdo kusht duhet ti konsolidojme keto. Kombi do te jete tjeter kur gjysmen e tij do ta kete me shkolle te larte do te jete tjeter kur 90 e tij do te jete me shkolle te mesme keshtu e ka arsimi investon sot frytet i merr me vone. Nuk ka te beje aspak me qellime elektorale por ka te beje me ndertimin e se ardhmes.


25/10/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›