E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha uron Kryeministrin Thaci per rizgjedhjen ne postin e kryetarit te PDK-se

Kryeministri Berisha i telefonoi sot Kryeministrit te Kosoves dhe njekohesisht kryetar i Partise Demokratike te Kosoves zotit Hashim Thaci te cilit i percolli urime te perzemerta me rastin e rizgjedhjes ne krye te PDK-se ne Kongresin e kesaj partie te zhvilluar te dielen.

Kryeministri Berisha i shprehu zotit Thaci vendosmerine per te intensifikuar me tej bashkepunimin ndermjet dy vendeve tona si dhe besimin qe problematika aktuale ne Kosove do te zgjidhet ne perputhje te plote me Kushtetuten dhe ligjet e vendit.


25/10/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›