E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha bisede telefonike me zotin Fatmir Sejdiu

Menjehere pas perfunimit te punimeve te Kongresit te Lidhjes Demokratike te Kosoves Kryeministri Berisha zhvilloi nje bisede telefonike me ish kryetarin e Lidhjes Demokratike te Kosoves dhe ish Presidentin e Kosoves zotin Fatmir Sejdiu.

Kryeministri Berisha i shprehu zotit Sejdiu respektin dhe vleresimin e tij per kontributin e tij te cmuar ne udheheqjen e Kosoves dhe Lidhjes Demokratike te Kosoves si dhe per garen dinjitoze qe zhvilloi Kuvendi i LDK-se nen drejtimin e tij.

Kryeministri shprehu bindjen se kjo gare do te bashkoje dhe me tej Lidhjen Demokratike te Kosoves rreth vlerave mbi te cilat ajo eshte themeluar.


07/11/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›