Kryeministri Berisha peruron sheshin e Komunes Shengjergj dhe fillimin e rruges Shkalle - Shengjergj

Kryeministri Berisha ishte i pranishem sot ne perurimin e fillimit te punimeve te rruges Shkalle ndash Shengjergj ne komunen e Shengjergjit. Rruga 17 kilometra e gjate eshte investim i Fondit Shqiptar te Zhvillimit me nje vlere prej 560 milione leke. Po sot ne Komunen e Shengjergjit Kryeministri Berisha inauguroi edhe perfundimin e rikonstruksionit te sheshit qendror te kesaj komune nje investim i buxhetit te shtetit me vlere 130 milione leke.
Gjate fjales se tij pershendetese Kryeministri Berisha shprehu angazhimin e qeverise per te bere cdo investim duke theksuar sefund te ketij mandati fshatrat e vendit do te shembellejne me lagjet e qyteteve te tij.
Me gjere ne fjalen e tij Kryeministri Berisha u shpreh
Te dashur banore te Shengjergjit
Vellezer dhe motra
Zonja dhe zoterinj
Zoti minister zoterinj deputete
Qeveritar vendore zoti kryetar i Komunes
Ju pershendes shume perzemersisht dhe shpreh gezimin dhe kenaqesine time te madhe qe takohemi ne nje moment ne nje rast shume te rendesishem per te gjithe banoret e komunes historike te Shengjergjit djep atdhetarie ne te gjithe brezat.
Shpreh kenaqesine time se takohem ne nje moment te rendesishem per kryeqytetin e vendit pasi rruga e re qe inaugurojme ndertimi i saj shkurton distancen me kryeqytetin per qytetaret e kesaj komune nga 3 ore nje rruge nder me mundueset ne 1 ore e 15 minuta nje rruge nder me clodheset dhe me te bukurat.
Kjo rruge ben te mundur qe te dalin ne driten e diellit te gjitha vlerat e medha te gjitha prodhimet e mrekullueshme te komunes tuaj dhe te kene afer tregun e Tiranes tregun me te fuqishem te vendit. Kjo rruge u ben te mundur qytetareve te Tiranes te njohin malesine e mrekullueshme te Tiranes te njihen me bukurite e saj magjepse dhe Shengjergji te shnderrohet ne nje nga zonat kryesore turistike te vendit.
Vellezer dhe motra
Keto pese vite ne qarkun e Tiranes qeveria ka ndertuar 510 kilometra rruge nga te cilat ne kete qark 125 kilometra jane rruge kombetare 320 kilometra jane rruge rurale te ndertuara me grandet qe ne i kemi dhene qeverise vendore dhe me fondet e saj mbi 80 kilometra jane ndertuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Te gjitha keto rruge te reja kane ndryshuar dhe ndryshojne me shpejtesi zhvillimin e qarkut te Tiranes. Ne kete qark nga Shengjergji deri ne Spille pranveren e ardhshme do te ecet ne rruge te reja. Rruga punimet e se ciles ne inauguruam eshte 17 kilometer e gjate dhe nje investim prej 560 milione leke e parametrave me te mira dhe e barabarte me te gjitha rruget e vendeve me te zhvilluara te Zvicres Austrise dhe te cdo vendi tjeter. Bukurite jua ka dhene Zotidhe jukeni ndertuar me mundin dhe djersen tuaj ndersa rruget do ti ndertoje qeveria dhe ajo do te beje qe ju ti gezoni bukurite mahnitese te Shengjergji dhe mbare Shqiperise. Ne qarkun e Tiranes ne keto pese vite jane ndertuar 98 rruge te reja jane ndertuar 58 shkolla jane ndertuar mbi 80 ujesjelles dhe mbi 49 qendra shendetesore.
Zoti kryetar i Komunes
Une ju jap ju fjalen se qeveria ime do te beje cdo investim qe ketyre djemve dhe vajzave burrave dhe grave tua bejme Shengjergjin njelloj si nje lagje te qytetit teTiranes.
Vellezer dhe motra
Ne perparesite e qeverise time jane se pari rrogat dhe pensionet e qytetareve. E verteta eshte se ne erdhem ne dite te lirise si njerezit me te vuajtur dhe nder me te varfrit e planetit. Ndaj dhe ne ju garantojme se do te bejme cdo gje per te rritur pensionet tuaja dhe ne kete kuader kemi mbi dyfishuar pensionet ne fshat. Ne do te bejme cdo gje per te rritur rrogat e punonjesve dhe rrogetareve qe ju sherbejne ju. Nderkohe ne jemi perqendruar si asnje here ne ndertimin e rrugeve. Ne kemi ndertuar mbi 6000 kilometra rruge kater vjecarin qe shkoi por edhe 7000 kilometra te tjera do te ndertojme kete katervjecar dhe Shqiperia e tera do te jete asfalt.
Edhe ata te cilet jetojne ne Tirane te kene lakmi te jetojne ne Shengjergj te jetojne pas Dajtit. Ne jemi te vendosur te ecim ne procesin e integrimit. Une ju garantoj ju se me reformat qe kemi ndermarre me luften me zero tolerance ndaj krimit dhe korrupsionit gjate ketij viti ju do te levizni te lire ne mbare Evropen. Vizat do te hiqen. Ne po bejme cdo perpjekje per te luftuar varferine.
Zoti kryetar i Komunes
Ne kete komune dhe ne cdo komune tjeter varferia luftohet sigurisht duke ndertuar infrastrukture moderne por krahas kesaj luftohet edhe duke zhvilluar duke financuar dhe duke mbeshtetur ate qe eshte me pozitive me e shkelqyer me e arrire ne komunen e Shengjergjit dhe ne cdo komune te vendit le te subvencionojme ketu prodhimet Bio si prodhimet me te shijshme ne Evrope le te mbjellim ne ne luginat e kesaj komune te gjitha druret frutore qe behen te cilesise me te larte le te ndihmojme ne blegtorine ne kete komune pasi mishi dhe qumeshti i Shengjergjit nuk kane te krahasuar me asnje komune tjeter.
Vellezer dhe motra
Krahas kesaj perpjekje te ndershme krahas ketyre arritjeve qe kane ne baze lumenj djerse dhe reforma te thella e te gjithanshme te qeverise krahas ketij zhvillimi qe shqiptaret dhe miqte e tyre kudo ne bote e vleresojne shume zhvillim me te cilin ne beme qe Shqiperia nga nje ferr kolektivist te jete sot vendi i 57-te me i mire ne bote ku mund te jetohet zhvillim me te cilin ne beme te mundur qe se shpejti te hiqen vizat dhe shqiptaret te levizin te lire zhvillim me te cilin ne beme te mundur anetaresimin e Shqiperise ne Aleancen me te fuqishme te lirise se te gjitha koherave eshte edhe propaganda e zise e trillimit dhe e mashtrimit.
Cdo dite kreret e Partise Socialiste u bien sirenave te krizes. Kriza ekziston vetem ne mendjet e tyre. Kriza ekziston vetem ne shpirtin e tyre sepse ata besojne se vetem me krize mund te vijne ne pushtet. E keqja juaj e mira e tyre
Keta zoterinj qe kane shnderruar partine e tyre ne nje sipermarrje ndertimi keta dasmojne dhe hedhin napolonin me leje ndertimi keta zoterinj gjobisin me 20 perqind cdo ndertues ne Tirane keta zoterinj nuk lejojne nje te huaj te investoje ne kryeqytet vetem e vetem se te huajt nuk pranojne te japin 20 perqindeshat.
Keta zoterinj nga mengjesi deri ne darke mohojne cdo gje shpifin trillojne. A nuk ju rikujton kjo propaganden e vjeter qe behej ndaj rendit demokratik ne rende te tjera Per sot shqiptaret jane vite drite larg asaj kohe. Sot shqiptaret ecin te sigurt ne nje te ardhme te shume pritur ne nje te ardhme qe koherat nuk e lejuan ta ndertojne jo se ata skishin fuqi jo se ata skishin mencuri jo se ata skishin vullnet. Sot ne po ndertojme te ardhmen qe meritojme.
Une ju garantoj ju se qeveria do te shumefishoje perkrahjen ndaj jush dhe ndaj te gjithe fermereve shqiptare dhe se ne fund te ketij mandati nuk do kete komune ne Shqiperi qendra e se ciles te mos e lidhur me rruge te asfaltuar me akset kombetare. Deri ne fund te ketij mandati qytetaret shqiptare do te kene rritje me te madhe te rrogave se te gjithe qytetareve te tjere. Deri ne fund te ketij mandati pensionistet shqiptaret do te kene rritjen me te madhe te pensioneve se te gjithe pensionistet e tjere. Deri ne fund te ketij mandati qindra e qindra fshatra do te kene uje te pijshem do te kene kanalizime do te kene urbanizim. Deri ne fund te ketij mandati fshatrat e ketij vendi do te shembellejne me lagjet e qyteteve te tij.
Edhe nje here ju pershendes vellazerisht
Ju faleminderit per mbeshtetjen
Dhe ju garantoj se mbeshtetjen qe na keni dhene do ta shnderrojme ne investime per ju.
02/10/2010