E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interviste e Presidentit Topi dhene per Radion e Jashtme te Kines

2 tetor 2010

Ne perfundim te vizites se tij disaditore ne Republiken Popullore te Kines Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi dha nje interviste per Radion e Jashtme te Kines.

Gazetarja Zoti President kjo eshte pjesemarrja e pare e Shqiperise ne ekspoziten boterore. Si do te shfaqet Shqiperia para Kines dhe botes

Presidenti Topi Se pari deshiroj tju them qe ndihem shume i gezuar qe ndodhem ne kete vizite timen te pare si President i Shqiperise ne Republiken Popullore te Kines dhe posacerisht ne Ekspo Shangai. Ndihem gjithashtu i gezuar qe Shqiperia perfaqesohet me nje pavijon ne kete ekspozite qe ndoshta eshte me e madhja ne bote sipas informacionit qe kam dhe kjo na jep kenaqesi qe Shqiperia perfaqesohet si nje vend me mundesi te rendesishme turistike sepse Shqiperia sikurse e dini ndodhet ne nje vend mjaft te privilegjuar ne pellgun e Mesdheut. Nga ana tjeter ka bukuri te medha natyrore por ne po shfrytezojme edhe mundesine qe na ofron lidhja tradicionale qe Shqiperia ka pasur dhe vazhdon te kete me Republiken Popullore te Kines. Keshtu qe ne pyetjen qe ju bete se si shfaqet Shqiperia ne marredheniet me Kinen dhe ndaj botes mund tju them qe Shqiperia tashme eshte nje vend i hapur demokratik nje vend qe gradualisht po integrohet ne strukturat e Bashkimit Evropian dhe deshiron te kete marredhenie te hapura ne te gjitha fushat me vendet qe e rrethojne me vendet e Bashkimit Evropian por edhe me Kinen si nje vend qe ka ndertuar sikurse e thashe marredhenie tradicionale me Shqiperine.

Kjo eshte besoj edhe nje mundesi tjeter qe u jepet edhe qytetareve kineze per ta pare Shqiperine nepermjet ekspozimit te saj dhe per te terhequr gjithashtu edhe interesat e investitoreve kineze te cilet jane te ftuar edhe nga ana ime per te ardhur ne Shqiperi per te investuar dhe per te thelluar marredheniet e bashkepunimit me Shqiperine.

Gazetarja Shume mire Si e vleresoni zhvillimin e marredhenieve midis Kines dhe Shqiperise dhe si e shikoni perspektiven e tyre

Presidenti Topi Marredheniet besoj se kane arritur ne nje stad te ri. Jane marredhenie te cilat vleresohen si shume te mira. Kjo vleresohet edhe nepermjet nivelit te larte te dialogut politik. Sikurse e shikoni midis dy vendeve tona jane shkembyer vizita reciproke ne nivel te larte dhe nga te dyja palet eshte kerkuar qe keto marredhenie te forcohen edhe me tej ne interes te dy vendeve dhe popujve tane.

Pas nivelit mjaft te mire te dialogut dhe marredhenieve politike del e nevojshme qe te shtohen edhe marredheniet ne nivelin e bashkepunimit ekonomik te biznesit dhe ju e dini qe prej kohesh ka biznesmene te Shqiperise qe kane ardhur ne Kine te zhvillojne aktivitetin e tyre dhe anasjelltas ka investitore kineze qe kane ne Shqiperi madje do te vija ne dukje qe kohet e fundit kemi pasur edhe pranine e kompanive mjaft te rendesishme ne fushen e telekomunikacionit por edhe ne fushen e energjise te infrastruktures e te ndertimit. Besoj se jane te dhena qe deshmojne se keto marredhenie po intensifikohen dhe jam i bindur qe interesi i investitoreve dhe i biznesmeneve edhe nga Shqiperia edhe nga Kina eshte ne rritje cka tregon se e ardhmja do te jete me e mire se e sotmja.

Gazetarja Po vitet e fundit jane zhvilluar shume marredheniet ekonomiko-tregtare midis Kines dhe Shqiperise. Sipas jush cilat jane masat qe duhen te ndermerren nga te dyja palet per forcimin e metejshem te ketyre marredhenieve

Presidenti Topi Une besoj qe institucionet dhe politika duhet te vazhdojne te pergatisin ligje dhe akte administrative qe ti lehtesojne marredheniet. Sikurse jane bere deri tani besoj se edhe ne te ardhmen do te kete ligje dhe akte administrative dhe marreveshje specifike qe do ta bejne me te lehte komunikimin midis njerezve nga te dyja vendet tona. Dhe besoj se do te orientohen ne fushat me prioritare qe kane interes qe te zhvillohen. Une e citova jane marredheniet ekonomike ne fushen e burimeve minerare ne energjetike ne infrastrukture ne telekomunikacion sepse keto jane edhe fushat prioritare ku Shqiperia po orientohet per te ardhmen.

Ne si institucione dhe si perfaqesues te rendesishem te institucioneve te shtetit kemi vullnetin ti orientojme aty ku duhet te zhvillohen keto marredhenie dhe pastaj i takon iniciatives se njerezve te lire te biznesmeneve te privateve qe te bejne me te miren per te rritur cilesine e ketyre marredhenieve dhe zhvillimeve.

Gazetarja Ju e dini qe mes Kines dhe Shqiperise ekziston nje miqesi e thelle dhe tradicionale. Si trashegohet kjo miqesi nga brezi i ri i te dy vendeve

Presidenti Topi Sigurisht brezi i ri ka nevoje te informohet sepse ekziston nje brez i cili e ka perjetuar me pare. Edhe brezi im i ka perjetuar marredheniet mjaft te mira qe kane ekzistuar midis Shqiperise dhe Kines. Kini parasysh qe ne kemi shkembyer edhe prodhime te artit e te kinematografise reciprokisht nga Shqiperia ne Kine dhe anasjelltas. Madje une kam verejtur se ekziston edhe nje nostalgji dhe nje informacion shume i mire per filmat shqiptare qe jane transmetuar ne kinemate kineze.

Brezi i ri ka nevoje qe te informohet dhe natyrisht qe informohet per nevojen e mbajtjes gjalle te kesaj tradite te marredhenieve sepse populli kinez eshte nje popull i madh eshte nje vend dhe nje popull me tradite te lashte nje popull shume punetor nje popull shume novator dhe te gjitha keto jane premisa qe te japin mundesine qe edhe bashkepunimi te jete i frytshem. Kjo shpjegon edhe faktin qe Kina eshte zhvilluar shume dhe besoj qe eshte nje mundesi e mire dhe e madhe per Shqiperine dhe biznesmenet shqiptare qe te kene marredhenie me Kinen. Pra komunikimi i lire e i hapur edhe i rregulluar nepermjet ligjeve dhe akteve administrative nepermjet marreveshjeve te vecanta e ben me te lehte kete lloj bashkepunimi.

Gazetarja Shume mire. Ju falenderoj per intervisten e dhene per Radion e Jashtme te Kines dhe shprehim pershtypjen se keni mbetur te kenaqur nga vizita juaj ne Kine Shpresojme qe te zhvillojme takime te tjera edhe ne te ardhmen

Presidenti Topi Edhe une ju falenderoj

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›