E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Ambasadorin e Republikës së Indisë, Z. Ram Mohan, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri

Kryeministri Berisha, priti sot në zyrën e tij Ambasadorin e Republikës së Indisë, Z. Ram Mohan, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Në këtë takim, Ambasadori Mohan, shprehu falënderimet e tij për mbështetjen dhe përkrahjen që i kanë dhënë autoritetet e qeverisë shqiptare për rritjen e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve në mes dy vendeve tona. “Gjatë mandatit si ambasador në vendin tuaj sukseset e arritura nën qeverisjen tuaj janë të dukshme”- deklaroi ambasadori Mohan. “Nga ana ime,- shtoi ambasadori, - jam përpjekur të nxisë ardhjen në Shqipëri të investitorëve Indian, por do të dëshiroja që ky numër të ishte më i madh, pasi potencialet e dy vendeve tona janë të mëdha. Shtimi i shkëmbimit të vizitave dhe rritja e informacionit për njerëzit tanë do të shpejtojë hapjen e ambasadës indiane në Tiranë”.

Kryeministri Berisha, duke vlerësuar punën e Ambasadorit Mohan, shprehu kënaqësinë për nivelin e marrëdhënieve në mes dy vendeve. Kryeministri theksoi se hapja e ambasadave në kryeqytetet respektive të të dy vendeve tona do të jetë një nxitje akoma më e madhe në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Në fund të takimit, Kryeministri shprehu dëshirën për rritjen e takimeve dhe kontakteve të përfaqësuesve të lartë të të dy vendeve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›