E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha uron Kryeministrin e Greqisë, Karamanlis për fitoren në zgjedhjet parlamentare

Mbrëmë në darkë Kryeministri Berisha zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin e Republikës së Greqisë, zotin Kostas Karamanlis.

Në këtë bisedë Kryeministri Berisha i përcolli Kryeministrit Karamanlis urimet e tij më të përzemërta, dhe të qeverisë shqiptare, për fitoren shumë të rëndësishme në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 16 shtatorit.

“Qytetarët grekë dhe kombi juaj më 16 shtator rimandatoi vizionin dhe lidershipin tuaj, vazhdimin e reformave të mëdha dhe të thella, rolin e Greqisë në rajon dhe Europë”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Në këtë bisedë të ngrohtë dhe shumë miqësore dy kryeministrat shprehën vendosmërinë e tyre për intensifikimin e bashkëpunimit të frytshëm, miqësor dhe të gjithanshëm midis qeverive dhe kombeve tona.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›