Kryeministri Berisha takon përfaqësues të kompanisë italiane FASSA, për ndërtimin e një fabrike cimentoje në zonën e Lezhës
Kryeministri Berisha ka pritur sot në zyrën e tij përfaqësues të kompanisë italiane FASSA, e cila operon në fushën e prodhimit të cimentos dhe materialeve të tjera të ndërtimit. Përfaqësuesit e kësaj kompanie i kanë shprehur Kryeministrit entuziazmin dhe besimin e tyre për klimën e biznesit dhe rritjen e mundësive për investime të ndryshme në Shqipëri.
Më pas, ata i kanë prezantuar Kryeministrit Berisha projektin që kanë hartuar në bashkëpunim me një kompani tjetër, me partner shqiptar, për ndërtimin e një fabrike çimentoje në zonën e Lezhës, e cila synon të prodhojë çimento për tregun vendas dhe për eksport, me teknologji gjermane dhe metoda ambjentaliste. Ky projekt, për hartimin e së cilit janë bërë dy vjet studime dhe punë paraparake, i ruan zonat e banimit duke aplikuar metodologji moderne të shfrytëzimit të gurit me tunele në formë hinke, trasportuese deri në portin e Shëngjinit, pra deri në pikën e trasportimit.
Kjo metodë, jo vetëm që evidenton ndotjen por edhe rrit efikasitetin e trasportit. Veç të tjerash, ky tunel i propozuar në këtë project, do të shërbejë edhe për trasportin e produkteve të tjera të ngjashme të kompanive të tjera që po fillojnë aktivitetin në atë zonë. Investimi për këtë qëllim është parashikuar rreth 200 milionë euro dhe parashikohet të punësojë rreth 200 vetë
Kryeministri Berisha, pasi i falenderoi përfaqësuesit e kompanisë FASSA dhe partnerin shqiptar, i inkurajoi dhe u siguroi mbështetjen e projektit të tyre, të cilin e ka konsideruar si efikas, sidomos për nga mënyra e zgjidhjes së trasportit me anë të tuneleve. Kryeministri ka siguruar gjithashtu përfaqësuesit se barra proceduriale dhe administrative për të finalizuar këtë projekt do të jetë minimale.