E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan pergatit oferte te majme per Valon Behramin

Futbollisti i njohur nga Kosova, Valon Behrami është bërë njëri ndër objektivat kryesorë e Milanit.

Sipas mediave italiane, gjiganti italian po mendon ta transferojë mesfushorin kosovar gjatë janarit.

‘Rossonerët’ e kanë përgatitur një ofertë të majme katërvjeçare për përfaqësuesin zviceran, shkruan web faqja italiane calciomercato.com.

Nëse palët merren vesh, 26 vjeçari mund të vishet kuq e zi qysh në janar.

Behrami ishte transferuar në Fiorentinë gati një vit më parë nga West Ham United.

Ish futbollisti i Veronës dhe i Lazios është përshtatur mjaft mirë në ekipin nga Firenze, duke u bërë lojtar mjaft i rëndësishëm.

Mirëpo, kur në mes gjendet një klub si Milani, gjërat mund të ndryshojnë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›