E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, zotin Menduh Thaçi

Kryeministri Berisha priti dje në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, zotin Menduh Thaçi.


Kryeministri Berisha dhe zoti Thaçi patën një diskutim mbi zhvillimet në Maqedoni dhe Shqipëri.

Kryeministri Berisha dhe zoti Thaçi u ndalën në përgatitjet që po bëhen në të dyja vendet për zgjedhjet e ardhshme. Kryeministri Berisha e përgëzoi zotin Thaçi për angazhimin për një fushatë zgjedhore të civilizuar në zgjedhjet e ardhshme lokale. Zoti Thaçi e njohu Kryeministrin me vendosmërinë e tij për një fushatë elektorale të qetë dhe konstruktive.


Të dy bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për problemet e integrimit të dy vendeve në Bashkimin Europian. Kryeministri Berisha e përgëzoi zotin Thaçi për qëndrimet e tij dhe të PDSH-së, të cilat janë në interesin më të mirë të shqiptarëve në Maqedoni dhe Maqedonisë në tërësi.


14/02/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›