E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha firmos vendimin e qeverisë për miratimin në parim të marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë për projektin TAP

Sot, Kryeministri Berisha firmosi vendimin e qeverisë për miratimin në parim të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Greqisë dhe Republikës së Italisë për projektin për gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), marrëveshje e cila pritet të firmoset nesër të Athinë, nga pala shqiptare përmes zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës zoti Edmond Haxhinasto.

Marrëveshja mundëson bashkëpunimin ndërmjet tre vendeve për zbatimin e projektit TAP, si një projekt me rëndësi strategjike për kontributin ekonomik e zhvillimor për të tre vendet, rajonin dhe më gjerë në Europë. Ky projekt, veçanërisht për Shqipërinë, paraqet mundësi për diversifikimin e burimeve të energjisë, përmes gazifikimit të vendit.  

Gazsjellësi Trans Adriatik do të sjellë gazin natyror nga fusha e Shah Deniz 2 në detin Kaspik, në Europën Perëndimore.


12/02/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›