Kryeministri Berisha pret Sekretarin e Përgjithshëm për “Waqf Affairs” i Kuvaijtit dhe Drejtorin Rajonal të “Kuwait Joint Relief Committee”
Kryeministri Berisha priti sot, në takim Sekretarin e Përgjithshëm për “Waqf Affairs” i Kuvaijtit, zotin Mohammed A. Al-Jalahma dhe Drejtorin Rajonal të “Kuwait Joint Relief Committee”, zotin Ibrahim El Faki.
Kryeministri Berisha shprehu falënderimet për mbështetjen që qeveria e Kuvajtit i ka dhënë vendit në fusha të ndryshme, si dhe vlerësoi kontributin personal të z. Al-Jalahma në këtë mbështetje.
Kryeministri theksoi edhe ndihmën e vyer të qeverisë dhe zoti Al-Jalahma në ndërtimin e Qendrës Rajonale të Autizmit dhe kontributin e vazhdueshëm në përmirësimin e situatës së autizmit në Shqipëri.
Zoti Jalahma, duke vlerësuar ndryshimet e mëdha pozitive që ka bërë vendi, falënderoi qeverinë shqiptare, e cila ka krijuar lehtësi në operimin e bizneseve kuvajtiane në përgjithësi. Ai vlerësoi edhe Qendrën e re të Autizmit, e cila, u shpreh ai, duhet të jetë qendër për të gjithë rajonin.
Kryeministri, duke vlerësuar, ndër të tjera, dhe kontributin e grupit Al-Kharafi, shprehu interesin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe shtimin e investimeve kuvajtiane në vend.
02/12/2011