E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Zëvendës Presidenten e Fondacionit Hans Siedel Ursula Mannle

Kryeministri Berisha priti sot Zëvendës Presidenten e Fondacionit Hans Siedel, zonjën Ursula Mannle.

Kryeministri Berisha e falënderoi znj. Mannle për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që Fondacioni Hans Siedel dhe CSU (Bashkimi Kristian Social) e Bavarisë i kanë dhënë Shqipërisë, qeverisë shqiptare dhe Partisë Demokratike, gjatë gjithë këtyre viteve, duke përbërë një mik dhe aleat nga më të rëndësishmit në Europë.

Znj. Mannle e falënderoi Kryeministrin Berisha për këtë bashkëpunim të shkëlqyer dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare për projektet e Fondacionit. Znj. Mannle vlerësoi arritjet dhe progresin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka bërë vitet e fundit, në shumë fusha, në veçanti në fushën ekonomike, në procesin e integrimit dhe në fushën e sigurisë, duke përshëndetur arritjen madhore të vendit, anëtarësimin në NATO.

Znj. Mannle i shprehu Kryeministri Berisha mbështetjen e plotë dhe dëshirën për të vazhduar në të ardhmen bashkëpunimin e shkëlqyer.


08/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›