E Diel, 1 Nëntor 2026

Akt normativ i miratur në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave

- Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi:

AKT NORMATIV

PëR

DISA NDRYSHIME Në LIGJIN NR.9643, DATë 20.11.2006, “PëR PROKURIMIN PUBLIK”, Të NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Neni 1

Në pikën 2, të nenit 13, bëhen këto ndryshime:

1. Shkronja “g” ndryshohet, si më poshtë vijon:

“g) Monitoron mbarëvajtjen e sistemit të prokurimit publik nëpërmjet informacioneve të marra nga raportet periodike të autoriteteve kontraktore, si dhe nga raportet e organit qendror blerës apo Avokatit të Prokurimeve. Procedurat e monitorimit miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

2. Shkronjat “gj” dhe “h” shfuqizohen.

Neni 2

Nenet 65 dhe 66 shfuqizohen.

Neni 3

Në shkronjën “b”, të pikës 1, të nenit 71, fjalët “... si dhe kërkon mbështetje në vendimmarrje për trajtimin e ankesave apo për dhënien e masave administrative ndaj personave përgjegjës ...” shfuqizohen.

Neni 4

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


08/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›