Presidenti Topi uron Presidentin amerikan, Barak Obama për Ditën e Pavarësisë

3 korrik 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërgur një mesazh urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, me rastin e Ditës së Pavarësisë, në të cilin thuhet:
“I nderuar Zoti President,
Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam nderin e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell Juve dhe popullit mik amerikan urimet më të ngrohta e miqësore për më shumë zhvillim, mirëqenie dhe begati!
Duke kujtuar këtë ditë të gëzuar feste për vendin tuaj, kam dëshirën të shpreh dhe ndjenjat e mia mbi mesazhin e jashtëzakonshëm që ajo përcjell, si dita e fitores së vullnetit natyral të njeriut dhe të një kombi për liri dhe barazi sociale. Ky vullnet, si një nga vlerat më të çmuara të kombit Tuaj, mbetet gjithmonë një frymëzim dhe shembull i përjetshëm për të gjitha kombet.
Me këtë rast, dëshiroj të shpreh mirënjohjen e thellë të Shqipërisë ndaj mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për integrimin tonë në NATO dhe për përpjekjet në ndërtimin e një shoqërie demokratike, të denjë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Shpreh gjithashtu vullnetin dhe bindjen time më të thellë se me angazhimin tonë të përbashkët, marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të njohin zhvillime të mëtejshme, në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona, në interes të paqes globale dhe stabilitetit e përparimit të vendeve të rajonit të Ballkanit.
Më lejoni, i dashur Zoti President që, duke Ju uruar dhe një herë për Ditën e Pavarësisë, të shpreh ndjenjat e konsideratës sime më të lartë!
Miqësisht,
Bamir Topi”