Kryeministri Berisha pret ambasadoren e re të Egjiptit ne Tirane, zonjën Amina Gomaa
Kryeministri Berisha priti sot në takim ambasadoren e re të Egjiptit në Tiranë, zonjën Amina Gomaa. Pasi i uroi mirëseardhjen, Kryeministri Berisha u shpreh se Ambasadorja po fillon detyrën e saj në Shqipëri, një vend mik i Egjiptit.
Ambasadorja znj. Amina Gomaa e falënderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen dhe vlerësoi lidhjet historike ndërmjet Shqipërisë dhe Egjiptit. Më tej, dy personalitetet vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike ndërmjet dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për intensifikimin e mëtejshëm të kontakteve politike në nivelet më të larta.
Kryeministri Berisha dhe ambasadorja Amina Gomaa ripohuan vendosmërinë e të dy qeverive për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike-tregtare, veçanërisht për sa i përket nxitjes së investitorëve egjiptianë për të investuar në Shqipëri.