Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri të Indonezisë
Kryeministri Berisha priti sot, në një takim ambasadorin e ri të Indonezisë, zotin Immanuel Robert Inkiriëang.
Kryeministri uroi Ambasadorin Inkiriëang dhe e siguroi atë se tek autoritetet shqiptare do të gjente kurdoherë përkrahjen dhe mbështetjen për misionin tij të ri si ambasador i Indonezisë në Shqipëri. Shqipëria, - tha Kryeministri, - është e interesuar në rritjen e zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore në mes dy vendeve tona, jemi të gatshëm që të punojmë për përgatitjen e një kuadri ligjor në shërbim të këtyre marrëdhënieve.
Ambasadori indonezian, në fjalën e tij, vlerësoi nivelin e marrëdhënieve në mes dy vendeve tona, shprehu gatishmërinë dhe interesimin e vendit të tij në zgjerimin e këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat.
Ambasadori shprehu falënderimet për përkrahjen që Shqipëria ka dhënë për kandidaturën e Indonezisë në zgjedhjen si anëtare jo permanente në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.